Hamdi Kurti -DIALOG NË BJESHKË TË PASHTRIKUT

hamdi kurti - për radioprojekt

DIALOG NË BJESHKË TË PASHTRIKUT

Me hapa prej plumbi t’ u ngjita Pashtrik,
Se do gur në zemër moti më rëndonin,
T ’i shkela ato prozhme si një zvarranik,
Në Bjeshkë të Liqenit Flamujt ku valonin.



Pashtrik i pagojë me ahishte plot,
Sot të kemi ardhur nikoqirët tu,
Unë po t’i dhuroj disa kokrra lotë,
Në VARRSHTRATIN tënd po i lë këtu.



Pashtrik, më fal xhanëm, po të kërkoj ndjesë,
Në atë natë të acartë as yjet s ’ndriçuan,
– Mos pati ndonjë hile e lojë të pabesë,
Trimat e lirisë n’prehër kur t’u shuan?!



Bjeshka e Liqenit më bëhet po ushton,
Më bëhet se tranden këto brinja mali,
Sikur Beqa këngën në KUPËQIELL këndon,
Këngën, trimërinë veç morti ia ndali.



Më ngatërrojnë mendimet, shikoj këto male,
Bjeshka e Liqenit më bëhet ushton,
Sikur sot po bëhet njashtu luftë frontale
Me kundërtank Muja armikun qëllon.



E nga GURAVARRI mësues Gani Elshani,
Sikur përshëndet e krenar qëndron
Sikur do të thurë vargje, a diç të vizatojë
Po në dorë armën fuqishëm shtërngon.



Pashtrik i pagojë, mos më vër në lojë,
Ti ruan atë gjak që t’u derdh mbi dhe
Në histori të lavdishme prore do të shënojë
Luftë e UÇK – së dhe kjo epope.

Related Posts: