Home »
Marksizmi kulturor
» Çka është marksizmi kulturor?
Çka është marksizmi kulturor?
Marksizmi kulturor është një degë e ideologjisë marksiste që i ka origjinat në pjesën e parë të shekullit të 20-të. Marksizmi kulturor lindi si përgjigje e intelektualëve marksistë europianë ndaj dështimeve ekonomike të ideologjisë marksiste, dhe e vë theksin e pabarazive tek kultura dhe jo tek arritjet personale të individëve. Kritikët e kanëparë Marksizmin Kulturor si një shkak kryesor të degradimit të degëve të humanitetit dhe shoqërore, të kulturës dhe civilizimiz në Perëndim. Ideja qëndrore e marksizmit kulturor është që të përgatisi Civilizmin Perëndimor për marksizmin ekonomik në një mënyrë graduale, hap pas hapi, duke sulmuar dhe degraduar të gjitha institucionet e kulturës Perëndimore, që nga kultura, shkollat, letërsia, arti, tradita Judeo-Kristiane, familja, dhe normat seksuale. Sulmet zakonisht kornizohen brenda termave Marksistë, si një përpjekje apo përplasje klasore mes shtypësve dhe të shtypurve - ku mes klasave të shtypura të pretenduara janë femrat, minoritetet, homoseksualët etj.
Terminologjia
Marksizmi kulturor është një term i përdorur nga kritikët pavarësisht se Marksistët e vet-deklaruar nuk e përdorin një term të tillë për të përshkruar veten e vet. Marksizmi kulturor i ka origjinat tek idetë e Marksit, megjithëse ata që përhapin idetë e Marksizmit kulturor jo gjithnjë e konsiderojnë vetem si ndjekës së Marksizmit (në kuptimin ekonomik). Më shpesh, promovuesit e Marksizmit Kulturor preferojnë ta përshkruajnëv eten dhe fushën e vet të veprimit me terma si Teoria Kritike, Postmodernizmi, Dekonstruksionizmi, Multikulturalizmi apo terma të ngjashëm.