BILALL MALIQI –PRESHEVË

ATDHEUT I DHE SHPRESË
(Ismet Qorraj)
Kur nëpër dej të vloi gjaku
Durimit i erdhi fundi
Me dy gishta ngritur
Për besa-besë
Me të flamurit këngë
Atdheut i dhe shpresë
Zëri buçitës
Doli nga gëzhoja e heshtjes
Dhe e tëra u shkri në trimëri
Në Deçan kërkove demokraci
E të munguarën liri
Karpatianët mizorë
Ta prenë rrugën
Siç na e prenë edhe lirinë
Guximi yt
Mbolli rrënjë në histori
Të të shtrenjtës Dardani…
Bilall Maliqi <bilall.69@hotmail.com>
Preshevë, 3 mars 2015, 7:48