Arbana Xharra dhe Ismail Kadareja prej kohësh shquhet për urrejtës të fesë islame. Pa dyshim se kjo përzgjedhje është e drejtë e tyre. Dashuria dhe urrejtja, parimisht nuk përkojnë me argumentin, por me ndjenjat. Fundja, si do ta kuptonim parajsën dhe ferrin në mungesë të larmisë së njerëzve? Njerëzit përmes veprimeve të tyre i japin kuptim xhenetit dhe xhehenemit. Megjithatë, ajo që të shqetëson në gjithë këtë qerthull, është fakti se përse pikërisht këta dy u nderuan me çmime ndërkombëtare? Në këtë rast, pyetja bëhet jo pse nuk dihet përgjigja, por për të treguar se shumë qartë dihet përgjigja. Këto çmime prestigjioze paraqesin vulën e zezë në ballin e vendeve dhënëse të këtyre çmimeve, vende këto që hiqen si djepa të demokracisë, por që dalin të jenë si varrmihës të drejtësisë!
Burimi:Iljasa Salihu