Aq tepër dëgjojmë për krime dhe vrasje në Shqipëri

Aq tepër dëgjojmë për krime dhe vrasje në Shqipëri, sa na shuhet përfundimisht edhe ëndrra për bashkim me Shqipërinë dhe të shtohet dhimbja e keqardhja për ata që jetojnë në Shqipëri. Korrupsion, skenar për vrasje, vrasje, plagosje, likuidim, kurthim, rrëmbim, masakra, kërcënim, padrejtësi e të ngjashme, janë fjalë kyçe që dalin prej gojërave të politikanëve. Jo prej rrugaçëve, por prej politikanëve rrugaçë! Tmerr e terr, nuk mund të them se ajo apo kjo parti i ka fajët, sepse të gjithë janë fajtorë, kush më shumë e kush shumë më shumë!



Burimi:Iljasa Salihu