Samuel Zhbogar: Të gjithë emigrantët ilegalë do kthehen pas disa muajsh

description

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar thotë se secili qytetarë që po ikë nga Kosovë është tragjedi në vete. Thotë se ata po ikin për një jetë më të mirë, por thotë se ky do mbetet vetëm një iluzion. “Atyre duhet t’u shpjegohet që nëse shkojnë vetëm për një kohë mund të qëndrojnë atje por do kthehen. Do kthehen pas disa muajsh. Kosova duhet të shikojë me kujdes organizatorët e udhëtimeve, agjencitë që i dërgojnë, kjo po organizohet me Serbinë apo në Serbi. Duhet të ketë bashkëpunim më të madh me Serbinë, apo policinë e këtij vendi. Ka plot elemente që duhet vepruar. Por ne duhet që në ndonjë mënyrë apo tjetër të kthejmë shpresën e njerëzve se këtu do të ketë një jetë më të mirë”, ka thënë Zhbogar në 21.

Related Posts: