Përgjegjësia

Votuesi ka të drejtë dhe duhet të kërkojë përgjegjësi prej të votuarit. Pavarësisht nëse i votuari gjendet në pushtet apo në opozitë. Votëmarrësi mbanë përgjegjësi ndaj votëdhënësit, edhe pse më së shumti mbanë përgjegjësi ai që gjendet në pushtet, mirëpo assesi nuk është i liruar prej përgjegjësisë ai që është në opozitë. Fatkeqësisht, në trojet shqiptare, shumica e opozitarëve merren me mallkim ndaj atyre që nuk ia dhanë votat dhe fare nuk çajnë kokën për ata që i votuan. Prandaj, në mungesë të një opozite që mbanë përgjegjësi ndaj votuesve dhe punon me mish e me shpirt që të bie pushteti keqbërës, pushtetet mynxyrë po zgjasin me dekada.   Iljasa Salihu