Nuk po mund ta kuptoj motin dhe politikanët

Nuk po mund ta kuptoj motin dhe politikanët. Në mëngjes shumë ftohtë, në drekë pak ngrohet dhe në mbrëmje të mërdhinë. Madje habitem edhe me prognozuesit e motit dhe analistët politik. Të gjithë e thonë atë që njëri e paskësh thënë, paçka se ajo mund të jetë tërësisht gabim. Eh ç’të bësh, kështu e paska ndjekja e turmës. Më saktë, kjo na qenka psikologjia e turmës. Shumica duartrokasin, sepse i dëgjojnë rrapëllimat e njërit dhe jo pse mund të jetë çasti i duhur për të duartrokitur. Kësaj i thonë, t’i duartrokasësh duartrokitjes dhe jo fjalimit të mençur!

Burimi: Iljasa Salihu