Meqë gjykatat janë në shërbim të partisë

Meqë gjykatat janë në shërbim të partisë, atëherë si mendon të kërkosh drejtësi jashtë partisë, edhe pse vetë kërkimi i drejtësisë përmes partisë është një lloj padrejtësie e madhe? Në këtë sistem të mbrapshtë, ku kryetari i shtetit, kryetari i qeverisë, kryetari i gjykatave, drejtori i shërbimeve sekrete dhe kryetari i kuvendit janë në shërbim të njëri-tjetrit dhe jo në shërbim të qytetarëve, atëherë del se më lehtë është të jesh ateist, sesa jopartiak. Për mendimin tim është patriotizëm i pashoq të jetosh në kësi lloj shtetesh, ngaqë nga çasti në çast pritet të të kurthon dikush për ndonjë gjë, që as në ëndërr nuk do ta bëje! Iljasa Salihu