Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE
FATIME AHMETI - FARA
Hyrje
Fatime Ahmeti-Fara, lindi më 15 prill të vitit 1950, në fshatin Gjelbrishtë, ish Hajkobille të komunës së Prishtinës. Arsimimin fillor e përfundoi në Miradi të Ultë, kurse akademinë pedagogjike në Prishtinë.
Që nga viti 1972 punon në arsim, në shkollën fillore “Selman Riza” të Fushë-Kosovës, ndërsa nga 2010 në shkollën fillore Daut Bogujevci duke ua hapur shtigjet e jetës drejt përndritjes gjeneratave të tera të fëmijëve.
Shkrimi letrar ka qenë obsesion i përhershëm i saj, madje që nga mosha e re, krah kulturës së leximit, është formuar nën ndikimin e artit gojor.
Kurorë e krijimtarisë së saj është poezia por shkruan edhe satire. Disa herë është shpërblye me çmime nëpër takime letrare të ndryshme. Ka një bagazh dorëshkrimesh në pamundësi për t'i botuar.
Në 206 botoi librin "Hapësira që është vetëm për mua".
Kurorë e krijimtarisë së saj është “Lulet e bardha”, e nderuar me çmim të parë në konkursin e Takimeve të 23-a të Poeteshave Shqiptare, mbajtur në Vushtrri, në vitin 2005. Më 2006 me poezinë “Taketukja” dhe më 2007 me poezinë “Kujtim” , vendin e dytë, e kështu me radhë.
Shkruan kryesisht poezinë lirike, shpesh me nota të fuqishme ironike.
Shkrimet e saj gjenden ne revista te ndryshme letrare.
SHTIGJE QËNDRESE
Kalove të gjitha shtigjet
Asgjë nuk ta ndali hovin
Shtigjeve të qëndresës
Me plagë që mbi sup bartë
Kapërceve kah viti i Diellit
Mallkimin dua ta fshijë
Me kandilin ndezur
Rrugëve me lule të purpurta
Dua të dhuroi dritë
Çdo fillim e nis nga vetja
Si lumi që e ndryshon rrjedhën
Dua që malet t'i përpijë deri në det
Që era e jugut të më ngrohë
Dua që të më shtohet sofra e gëzimit
E mbi te dua që eshtrat t'i sodis
Mbi bukurinë tonë të qetë.
SHIKOJ MES PERDEVE-VETËM VDEKJA NUK GËNJEN
Lule të magjishme
Rreth dritares sate
Mugullojnë,mugullojnë
Aroma e tyre ledhaton shpirtra
Çdo agim pas territ të qetë
Puhisë i drejtohem që të ledhatoj faqet tuaja
Valët e detit të përkundin në gjumë
Çmendurisë t’i jepet fund
Gjarpërinjtë të fashiten nga ty
Qielli të bulëzoi për jetën tënde
Loti të shterohet në syrin tim
Dhembja të shërohet në trup
Mos te ketë kurrë ndarje
Por vetëm takim,takim
Për një nënë të madhe
Të madhe.....!
Që është bërë flijim.
GURË KUJTIMESH
Gurë kujtimesh
Jemi bërë
Dëshmitar të shekujve
Të njohur me djersë e gjak
Të kalitur nëpër luftëra
Duke kërkuar jetën e pa jetuar
Dhembja është pasqyrë e secilit
Që bukës i thotë bukë,e ujit ujë
Rojtarë kohësh
Gurë të gdhendur në çdo cep
Që pasqyrojnë imazhe të rënda
E ti, fluturon në qiellin e shtatë
Fytyra të zbehta rreth e rrotull
Hapërojnë drejtë iluzioneve të ëndrrave
Përherë ecje të kotë
Gjaku i të rënëve në altar
Të është bërë verë
Harrove komb e fe
Njeh vetëm lekun
Dhe tende fole!
Kthehu pas!
Shiko rrënjët ku i ke
Stërgjyshërit ku janë
Gjaku i tyre të mallkon
Nëse Atdheun e harron!
HESHTJA MË VRET
Në heshtje pranë teje rri
Ashtu si nata pa diellin
Vëzhgoi edhe kur hesht
Dora jote prek dorën time
Mendon se nuk te shoh
Nuk te prek
Të shoh me mendjen time
Të prek me imagjinatën time
Më ke ankth përtej shpirtit tënd
Loz me hijen tënde
Muri i ftohtë mes meje e teje
Qëndron statujë e ngrirë
Me lotin tim shtrëngoi duart
Por mbetem mes heshtjes
Ti nuk ekziston më
Kur dielli perëndon
Aty je i shtangur pa zë
Lulet e prillit nuk kanë aromë
Mëngjeset janë të ftohta
Pa Ty
Muzgu valëvit i heshtur
Petkun e zi vekon
Errësirën dua ta zhvesh
Të shoh diellin
Në sytë e tu
Por ti.........!
Top of Form
AG I PËRGJUMUR
Kurora të vyshkura
Agimet e mugëta duken
Hiena të panginjura
Thithin gjak të njomë
Fytyra të venitura
Ngulfaten nga dhembja
Përpëliten nga mugëtira e gjakosur
Lule morti mbijnë çdo ditë
Dallgë valëzore në çdo cep
Dhimbje vullkanike
Rrufepritësi dhe vetëtima bien në ujdi
Shkreptima acarin thyen
Vetëm kur mbjell dashuri
Je vetvetja
Kur gjendet prehja
Të vdesësh për atdhe
Top of Form





