Dyshoj se mund të them diçka

Dyshoj se mund të them diçka që ti tashmë nuk e ke dëgjuar apo nuk e ke lexuar diku.

A ekziston vallë ajo fjalë magjike të cilën poetët ende nuk e kanë shkruar?

Apo ndoshta sot, kur të gjithë janë në kërkim të një fjale të veçantë, duhet të heq dorë nga përpjekja e kotë që ta zbukuroj atë që vetvetiu është e bukur.

Të vërteten e vetme në shpirtin tim.

Të dashuroj!
 

Në çdo ditë të re, njëjtë si të ishte herë e parë.
(A.R)


Burimi: Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj)