Buzëqumështi dhe buzëduhanxhiu

Gjë e dhimbshme është çasti kur nëna vendosë ta ndajë fëmijën prej gjirit. Buzëqumështi kërkon të thithë qumësht prej gjirit që njëherësh i krijonte ngrohtësi trupore dhe shpirtërore. Megjithatë, pas 24 muajve duhet ndarë dhe me shumë vështirësi fëmija pajtohet me këtë vendim të paqartë për atë buzëqumësht. Nëse ky fëmijë pajtohet me kalimin e kohës me këtë ndarje të dhimbshme, atëherë si paska mundësi që duhanpirësi të mos ketë mundësi të largohet a ndahet prej pirjes së duhanit? Mundet, jam 100 për qind i sigurt, por mungon vullneti, imani i fortë dhe vetëdija!



Burimi:Iljasa Salihu