Nuk duhet protestuar kundër Jabllanoviqit, por kundër jabllanoviqëve tanë, të cilët mes tjerash flasin edhe shqip. Ku është Vlora Qitaku, që si një e prekur prej djallit para do kohësh u ngacmua me rastin e një ligjërate të një imami shqiptar, gjoja se i paska fyer gjitha femrat shqiptare. Ministri serb i “Kosovës dhe Metohisë” gjithë protestuesit shqiptar në Gjakovë i quajti egërsira dhe sërish shoqet e Vlorës dhe vetë Vlora dëshmuan se sikur të jenë egërsira tërbohen vetëm kur është fjala për ndonjë “gabim” të ndonjë shqiptari. Më vjen keq se armiku jemi bërë ne!
Burimi:Iljasa Salihu