Ç'është halli i atij luani që më shikon si dhelpër? Po ti moj dhelpër, pse hiqesh si luan? Sado të shquheni për diplomaci e trimëri, sërish jeni kafshë e nuk jeni njerëz, ani pse njeriu ndonjëherë për ta treguar trimërinë dhe diplomacinë e tij identifikohet me emrat e juaja. Megjithatë, mos harroni se njeriu ishte ai që ndërtoi kopshte zoologjike, që përmes robërimeve tuaja, me krekosje festoi lirinë e tij. Madje u tregua edhe bamirës ndaj jush duke e ndarë kafshatën e gojës me ju. Vetëm se njeriu pas grilave nuk kishte mure, për dallim prej jush që kishit grila e mure të larta!
Burimi:Iljasa Salihu





