Unë nuk jam student, por jam me studentët. Në mos për diçka madhore, është çasti që studentët të japin shenjë jete. Është koha që të tregohen antivlerat dhe injoranca nëpër universitete. Meqë kjo punë u nis, le të sqarohen dhe zbërthehen edhe disa anomali të tjera, sepse nuk është problem vetëm testi ekstern, mbase ky test është vetëm maja e ajsbergut. Dhëntë Zoti të kemi demonstrim të pakënaqësisë edhe kundër profesorëve injorant, heshtak dhe vasal të partive politike, sepse kjo është prapanica e ajsbergut, që rri e fshehur nën ujin e ftohtë!
Burimi: Iljasa Salihu





