Po sillet fiks si pushtues tani, asnjë dallim nga okupatori klasik. Të ashquajturat reforma e aksione të Ramës ngjajnë kryekëput me fushatat e tanzimatit të Sulltanit kur u vidhte shqipove edhe kacidhen e fundit. Rrip e shtrydh miletin, taksoi në ekstrem, gërmo bahçe e oborre për të gjetur "qenin e ngordhur", shkatërro e rrëno shtëpitë e barakat e fukarasë, çoi çmimet në qiell... Çfarë ka më shumë një pushtues? Ç'mallkim për atë popull fatkeq! E ç'popull, as 1 milion s'kanë mbetur, treçereku kane krisur. Tani ai do t'i përzëjë edhe ata...
Me dorën e mjatë po kruan veshin e djathtë
Po si nuk nguli një gozhdë bagëtia në kaq kohë qeverisje, asnjë investim alternativ, të pakten si ngushëllim për çfarë po sheshon.
Sot e filloi ditën me barcaletin e gomarit, "i ke dhënë ujë gomarit", i tha Lulzim Bashës. Xhanëm mirë ja bën, keshtu ndodh kur opozita s'di ti japë kërbaç gomarit. Bëhej fjalë për çmimin e karburantit, që vetëm Shqipëria e Edvinit nuk e ul. K U L M I! Në Amerikën e Veriut çmimi ka shkuar deri 50 cent për litër benzine, në Shqipëri gati 2 dollarë litri.
Bjeri Edvin bjeri atij mileti, bjeri kur ke gjetur, i thonë kësaj...
Rroftë Edvin Rama, rroftë
Shakaxhiu i përparimit,
Brez pas brezi u kujtoftë,
si stërnip i Nastradinit (kështu do recitonte Noli tani)





