Z.Edvin Rama është i madh , në parlament ju përgjigj grekut Vangjel Dule me këto fjalë : ky është shtet i shqiptarëve dhe vendimet i marrin shqiptarët , dhe këtu jemi ne, parlamentin e kanë zgjedhur shqiptarët , iku koha kur ne nuk mund të merrnim vendime për vendin tonë duke u ndikuar nga fqinjët tanë ( Grekët) .
OMONIA ka reaguar pas ndarjes së re territoriale që u përcaktua në Kuvend. Sipas saj, me ndarjen e re janë shkelur të drejtat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë.
“Kryesia e OMONIAS denoncon klimën jo demokratike që mbizotëroi gjatë diskutimit të Reformës në Parlament, si dhe prapaskenat e ditëve të fundit. Propozimi për kufijtë administrativë me gjithë amendamentet e përfshira në momentet e fundit, nuk plotësuan asnjë nga kërkesat e OMONIA-s për Himarën, Lukovën dhe fshatra të veçanta si Çuka. Në përgjithësi në zonat ku historikisht jeton minoriteti etnik grek në Shqipëri, ka tendenca shkeljesh të Konventave Ndërkombëtare, të cilat Republika e Shqipërisë i ka ratifikuar”, thuhet në reagim.
Sipas saj, parlamenti tregoi se ndjek një politikë nacionaliste të së kaluarës dhe se kryeministri shkeli me këmbë të drejtat e minoritetit grek.





