Mbetjet spitalore në Kosovë janë të rrezikshme, trajtimi i tyre duhet të jetë dhe bëhët me ligj



Me VKM, të gjithë subjektet që prodhojnë mbetje spitalore duhet të bëjnë administrimin korrekt të tyre. Janë të rrezikshme për popullatën
Mbetjet spitalore konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e popullatës, ndaj trajtimi tyre tashmë do të bëhet më një ligj të veçantë. Tashmë, me vendim të Këshillit të Ministrave përcaktohen procedurat, rregullat dhe standardet teknike për administrimin e mbetjeve spitalore, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe të mjedisit. Kjo rregullore është hartuar nga Ministria e Mjedisit në Bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë,si dhe AVUK-un gjegjsisht me MBPZHR (Kryeinspektoratin sanitar  të Republikës së Kosovës ) dhe do të zbatohet nga të gjithë personat fizikë e juridikë, publikë e privatë, vendas dhe të huaj veprimtaritë, e të cilëve krijojnë mbetje spitalore. Sanksionet ndaj subjekteve, të cilët nuk zbatojnë ligjin, do të jenë deri në mbyllje të aktivitetit.
Detyrimet

Ligji për Administrimin e Mbetjeve spitalore ka parashikuar një sërë detyrimesh ndaj prodhuesve të këtyre mbetjeve, të cilët do të jenë përgjegjës grumbullimin e kontrolluar të mbetjeve spitalore pranë institucionit shëndetësor. Gjithashtu, institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë ndarjen e mbetjeve spitalore të parrezikshme (të llojit urban) nga mbetjet spitalore të rrezikshme dhe të bëjnë ambalazhimin, etiketimin, magazinimin, grumbullimin, trajtimin, transportimin dhe asgjësimin në mënyrë të përshtatshme të mbetjeve spitalore të gjeneruara prej tyre. Ndërkohë, subjektet që prodhojnë mbetjet spitalore duhet të mbulojnë shpenzimet e transportit, asgjësimit ose riciklimit të mbetjeve spitalore të gjeneruara prej tyre. "Kjo përgjegjësi është e pashmangshme dhe e pavarur nga përgjegjësia e ndonjë personi të tretë të ngarkuar nga prodhuesi për të ndërmarrë këto aktivitete", - bëhet e ditur në VKM, duke u shtuar se të gjitha dëmet e shkaktuara në mënyrë direkte ose indirekte në mjedis dhe shëndetin publik nga procesi i grumbullimit, magazinimit, transportimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore të krijuara prej tyre.

Trajtimi

Çdo prodhues i mbetjeve spitalore është përgjegjës për trajtimin e mbetjeve që nga prodhimi, grumbullimi, ndarja, transporti, magazinimi, përpunimi dhe deri tek asgjësimi i tyre. Kështu bëhet e ditur në ligjin për Administrimin e Mbetjeve Spitalore, duke u shtuar se çdo prodhues ndan që në burim elementët e rrezikshëm nga ata të parrezikshëm të mbetjeve spitalore, sipas Rregullores së Brendshme për Administrimin e Mbetjeve Spitalore dhe i magazinon ato të ndara. "Në rast se në vendin e prodhimit apo gjatë transportit, mbetjet spitalore të rrezikshme, në mënyrë të vullnetshme apo të pavullnetshme përzihen me mbetje spitalore të parrezikshme, këto mbetje spitalore do të trajtohen si mbetje të rrezikshme", - bëhet e ditur në ligj, duke u shpjeguar se kur mbetjet spitalore duhet të transportohen për t'u trajtuar në vend tjetër, magazinimi në terren i tyre bëhet në një zonë të caktuar në brendësi apo në afërsi të vendeve të trajtimit apo të pikave të nisjes, duke përmbushur kërkesat e mëposhtme, ku duhet të lejohet hyrja vetëm e personave që kanë kualifikim për të administruar mbetje spitalore.

Sipas specialistëve, mbetjet e rrezikshme janë mbeturinat e infektuara, patologjike, shpuese, farmaceutike, toksike, kimike dhe radioaktive, ujin dhe tretës të infektuar
Specialistët: Ja cilat janë mbetjet e rrezikshme spitalore
Mbeturinat e infektuara, patologjike, shpuese, farmaceutike, toksike, kimike dhe radioaktive, ujin dhe tretës të infektuar. Këto jenë mbete spitalore të rrezikshme, të cilat kërcënojnë shëndetin e popullatës. Specialistët shpjegojnë se instrumente të mprehtë janë të gjitha sendet e infektuara apo të painfektuara që mund të shkaktojnë shpime apo prerje, duke përfshirë dhe mos u kufizuar vetëm tek aget, shiringat, bisturitë, lamat, gërshërët, tubat kapilarë dhe instrumentet e tjerë të mprehtë. Ndërsa mbetje infektuese janë të gjitha mbeturinat e ndotura nga çdo lloj patogjeni si bakteret, viruset, parazitët ose kërpudhat dhe përfshijnë kulturat nga puna në laborator, mbeturinat nga ndërhyrjet kirurgjikale dhe autopsitë, mbeturinat nga pacientët e infektuar, si dhe materialet apo pajisjet (që janë për t'u hedhur) në kontakt me këta pacientë, me kafshë të infektuara, si dhe materialet dhe pajisjet e mjekëve dhe të personelit tjetër, që kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar.

Sa i takon mbetjeve patologjike specialistët përfshijnë indet, organet, pjesë të trupit, placentat, gjakun dhe lëngjet e tjera të organizmit të njeriut. "Mbetje farmaceutike përfshijnë produktet farmaceutike të skaduara ose të papërdorshme, produktet farmaceutike të kontaminuara nga rënia / rrëzimi përtokë, barnat e tepërta, vaksinat ose serumet dhe sendet e hedhura të përdorura gjatë trajtimit të barnave të tilla si shishe, kuti, doreza, maska, tuba ose shishe", - pohojnë specialistët, duke shtuar se po aq të rrezikshme janë edhe mbetjet radioaktive që përfshijnë mbeturinat e lëngëta, të ngurta dhe të gazta, të ndotura me lëndë radioaktive, të prodhuara nga analizat "in vitro" të indeve dhe lëngjeve të trupit, si dhe nga imazheria "in vivo" e organeve të ndryshme për qëllime diagnostike dhe terapeutike.

Flori Bruqi