IDENTITI I SHQIPTARËVE NË REPUBLIKËN "MONTENEGRO"

1.

IDENTITI I SHQIPTARËVE NË

  REPUBLIKËN  "MONTENEGRO"

Ndonëse, pas pavarsisë nga Serbia, malazezët janë përpjekur të krijojnë identitein e vet si shtet europian me vlera dhe standarde europiane, organizuesit e konferencës thonë se politikanët dhe elitat politike të Malit të Zi, kanë dështuar të pranojnë dhe të merren me mosbarazitë, mospajtimet dhe shqetsimet e komunitetit shqiptar atje, përsa i përket pjesmarrjes së shqiptarëve në institucioneve shoqërore, politike dhe ekonomike të shtetit malazez. Si rrjedhim, ata me të drejtë theksojnë faktin, se gjëja shqetsuese në këtë mes, është vazhdimi i pothuaj të njëjtës politikë që qeveria malezeze ka ndjekur edhe në të kaluarën ndaj popullësisë shqiptare në trojet e veta autoktone, megjithëse shqiptarët në atë shtet kanë shprehur vazhdimisht ankesat dhe moskënaqsitë e tyre në të gjitha fushat e jetës shoqërore, ekonomike dhe politike të atij vendi.
Pritet që referuesit në këtë konferencë të përpiqën të venë në dukje politikën e përjashtimit që gjithnjë ndiqet nga Podgorica zyrtare ndaj shqiptarëve, politikë kjo e cila vazhdon të zhgënjejë komunitetin shqiptar në Mal të Zi. Ekspertë që ndjekin këtë situatë, thonë se gjëndja e shqiptarëve në Mal të Zi, në të vërtetë, nuk ka ndryshuar shumë ç’prej shpërbërjes së ish-Jugisllavisë. Në fakt, thonë ekspertët, shumë prej problemeve me të cilat u përballen shqiptarët e Kosovës para konflikteve të 1990-ave, në të njëjtat probleme po hasin edhe shqiptarët në periudhën e pas pavarësisë së Malit të Zi. Për të arsyetuar këtë qëndrim, ata venë në dukje se komuniteti shqiptar në Mal të Zi vazhdon të jetë viktimë e konfiskimit të tokave të tyre që i kanë pasur prona të veta gjysh pas gjyshi, ndërsa vazhdojnë presionet e asimilimit dhe të emigrimit të detyruar të shqiptarëve nga trojet e veta. Shqiptarët nën Mal të Zi ankohen gjithashtu për mundësi të kufizuara për ta në arsim dhe në punësim si dhe në fushën e zhvillimit ekonomik. Njëherazi, ata theksojnë gjithashtu edhe mungesën e programeve që promovojnë gjuhën shqipe, kulturën dhe trashëgiminë shekullore të shqiptarëve në ato troje. Siç është njoftuar kohët e fundit, si shembull i këtyre presioneve, mund të përmendet edhe shqetsimi për mundësinë e mbylljes së “Kohës Javore”, gazetës së vetme në gjuhën shqipe për shqiptarët në Mal të Zi. Nuk është e qartë nëse është vendosur ende e ardhmja afat-gjatë i kësaj gazete të vetme për lexuesit shqiptarë në Mal të Zi.

Kështuqë, shqiptarët në Mal të Zi kanë arsye të jenë të shqetësuar për gjëndjen e tyre politike dhe ekonomike madje edhe ndërkohë që Podgorica përpiqet të adaptojë ligjet mbi mbrojtjen e pakicave në përputhje me standardet europiane, shqiptarët nuk kanë asnjë provë për t’i siguruar ata se -- edhe nëqoftse Mali i Zi antarësohet në Bashkimin Europian, bazuar në përvojën e së kaluarës -- situata e tyre nuk ka giasë se do të përmirësohet. Përkundrazi, shqiptarët me të drejtë kanë drojë se gjëndja e tyre madje edhe në të ashtuquajturin “bashkim” me Europën, nuk do të sjellë ndonjë përmirësim për ta në të ardhmen. Dhe se në vend të një statusi të përmirësuar për ta, bazuar në standardet europiane, gjëndja e tyre ka giasë se do të përkeqësohet dhe se programet e dyshimta të qeverisë, sa për sy e faqe për botën e jashtme, do të vazhdojnë të fshehin realitetin e gjëndjes jo të kënaqshme të shqiptarëve në shtetin malazez, përfshirë mohimin e lirive dhe të të drejtave të barabarta me malazezët, deri atëherë në një periudhë të ardhëshme, fatkeqsisht ndoshta jo shumë të largët -- kur popullsia shqiptare nuk është më një faktor për Malin e Zi.
Organizuesit e kësaj konference, e cila sipas programit duket se do të vlerësojë pothuaj të gjitha aspektet e çështjes shqiptare në Mal të Zi, kanë për qëllim që të diskutojnë problemet të gjithë së bashku -- ekspertët nga Shtetet e Bashkuara si edhe studiuesit nga trojet shqiptare në Balkan dhe më gjërë – dhe pastaj të rekomandojnë zgjidhje të mundëshme të këtyre problemeve me të cilat përballen shqiptarët atje, sepse sipas tyre, një shtet multi-etnik mund dhe duhet të veprojë dhe të punojë drejtë një objektivi të përbashkët për të mirën e të gjithëve, pa dallim. Ata shpresojnë që kjo konferencë të japë kontributin e vet duke ofruar zgjidhje nga eskpertë ndaj problemeve dhe ankesave me të cilat përballen shqiptarët në Mal të Zi dhe të japin ndihmën e tyre, nga kjo anë e Atlantikut, ndaj shqetsimeve të tyre, sidomos në lidhje me përfaqësimin e shqiptarëve në fushën politike, shoqërore dhe ekonomike të Malit të Zi. Pritet që referuesit të diskutojnë edhe faktin nëse qeveria malazeze po punon dhe vepron drejt një qeverisjeje më të mirë për të gjtihë, që më në fund, të çojë edhe në një jetë më të mirë edhe për shqiptarët autokton në trojet e veta në Mal të Zi dhe jo në përjashtimin e tyre.
Është kjo një konferencë pra, ku do të flasin ekspertë dhe akademikë të cilët në mënyrë të posaçme janë të interesuar për fatin e shqiptarëve nën Mal të Zi dhe për përmirësimin e jetës së tyre në atë vend. Është ky një rast ku akademikët do të paraqesin analizat e tyre me gjakftohësi, në mënyrë akdemike dhe pa pasione, me qëllim për të identifikuar problemet dhe ankesat reale të shqiptarëve në shtetin malazez dhe si rrjedhim ata me të njëjtën gjakftohësi do të paraqitin rekomandimet e tyre për zgjidhjet e mundëshme dhe të paanshme, për autoritetet e malit të Zi, por edhe për entete ndërkombëtare të interesuara për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.
Por në mos asgjë tjetër, atëherë kjo konferencë mund të jetë një rast i mirë për të nxitur një dialog të sinqert midis shqiptarëve dhe qeverisë malazeze, por edhe midis palëve të ndryshme të vetë politikës shqiptare në Mal të Zi, për të diskutuar zgjidhjen e ankesave, në një përpjekje për një të ardhme më të mirë për shqiptarët në Mal të Zi dhe për një trajtim të barabart me qytetarët e tjerë të shtetit malazez. Fundi i fundit, trajtimi i barabart i qytetarve është obligim që shteti i Malit të Zi, si shtet i pavarur ka ndaj shqiptarëve si shtetas të tij edhe në bazë të konventave ndërkombëtare dhe europiane.

2.
Mali i Zi në parajsën e rusëve


Zbritja me aeroplan në Mal të Zi është një aventurë. Por, edhe një leksion gjeografie. Aeroplani e nis zbritjen duke fluturuar mbi një pllajë shkëmbore, më pas manovron mbi njërin prej gjireve më të bukur të Adriatikut dhe pak momente më vonë kalon sërish mes maleve. Pista e zbritjes ndodhet në fundin e luginës dhe pilotët e ulin mjetin fluturues në diagonale, duke e korrigjuar trajektoren vetëm pak çaste para se të prekin tokën.

Çdo ditë në aeroportin e Tivarit, që kontrollon trafikun ajror të brigjeve malazeze, ulen afro 15 Boingë. Mbi të gjitha nga Rusia. Në dalje të terminalit, pasagjerët përballen menjëherë me reklama ruse. Nëpër kioska blejnë gazeta ruse. Dhe mbrëmjeve dëfrehen në lokalet e bregdetit, nën ritmin e muzikës ruse.

Mali i Zi është parajsa e rusëve mbi Adriatik. Ky vend, që ka një popullsi prej afro 650 mijë banorësh, pret çdo vit 180 mijë turistë rusë që vijnë nga Moska dhe Shën Petërsburgu, të cilët për shkak të stilit të jetesës së vendasve, ku spontaniteti mesdhetar i bashkohet kulturës ortodokse, ndihen në të njëjtën kohë me pushime, dhe në shtëpi.

Nadia është nga Moska, një prej afro shtatë mijë rusëve që jetojnë këtu. Ka hapur një shkollë ruse në një zonë bregdetare, më të frekuentuarën në vend, në Budvë. Sapo ka mbërritur në brigjet e Adriatikut, rrëfen ajo, ka mësuar menjëherë fjalën “polako”, që në gjuhën malazeze do të thotë “ngadalë”, “me qetësi”, e që përsëritet shpesh si formulë rituale gjatë takimeve me mysafirët neurotikë që vijnë nga qytetet e mëdhenj. Kjo fjalë, dhe ritmi i ngadaltë i jetës së detit e kanë marrosur dhe bindur të transferohet këtu. Në vitin 2011 bëri një përpjekje që të rikthehet në Moskë, por, siç thotë sot, nuk mundi të ripërshtatet me rrugët e bllokuara prej trafikut dhe furinë metropolitane.

Një tjetër imigrant i ardhur nga Rusia, Konstantini, rendit me një frymë arsyet që e kanë bërë të transferohet në Malin e Zi.

“Moska ka një përqindje kriminaliteti më të lartë se sa ajo e Meksikos. Të vetmet produkte që kanë një treg të mirë janë cigaret, vodka dhe havjari. Dhe sapo fillon të kesh fitime të mirë, tek dera vijnë e të trokasin zotërinjtë e shërbimeve specialë”. Konstantinit, që është programues, këtu në Adriatik i mungon vetëm një gjë: lidhja e shpejtë në internet.

Rrëfimet e turistëve me pushime, apo ata të qytetarëve rusë që kanë zgjedhur këtë vend ballkanik si shtëpi të dytë nuk ofrojnë gjithësesi një panoramë shteruese të “Malit të Zi rus”. Qeveria e Podgoricës, filoperëndimore dhe që synon të fusë vendin në Bashkimin Europian dhe në NATO, sot gjendet përballë një problemi jo të vogël: ndikimin që ushtrojnë oligarkët rusë në politikën e brendshme. Sipas një raporti të kohëve të fundit, të paktën 40 për qind e pronave të paluajtshme në bregdet janë në pronësi të nënshtetasve rusë, në pjesën më të madhe politikanë dhe biznesmenë.

Për të huajt që duan të banojnë në Malin e Zi, gjëja më e lehtë që mund të bëjnë është të hapin një biznes në këtë vend. Kjo shpjegon, veç të tjerash, përse një e treta e ekonomisë së Malit të Zi kontrollohet nga kompani me kapital rus. Deri tani, sipërmarrësit rusë kanë investuar këtu dy miliardë euro.

Megjithatë, Moska ndjek me një shqetësim në rritje aspiratat filoperëndimore të këtij vendi të vogël ballkanik. Në të njëjtën kohë, Brukseli vazhdon të kërkojë hetime për korrupsionin dhe parregullsitë gjatë privatizimeve të viteve të fundit, ku kanë marë pjesë shumë biznesmenë të lidhur me Kremlinin. Ambasadori rus në Podgoricë ka mbërritur deri aty sa të akuzojë malazezët se e kanë kujtesën të shkurtër, duke u kujtuar mbështetjen politike që kanë marrë në të kaluarën nga Rusia.

Në fakt, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Malit të Zi i kanë rrënjët të thella, që në kohën e Pjetrit të Madh. Mali i Zi, një shtet i vogël i mbrojtur nga malet, në vitet shtatëqind ishte një prej fortesave kryesore të rezistencës kundër perandorisë osmane. Pikërisht në atë periudhë malazezët fituan famën e luftëtarëve kurajozë, të pamposhtur dhe këmbëngulës, dhe kur Moska filloi t’i furnizojë me armë për interesat e saj politikë. Ndjenjat e vëllazërisë mes dy popujve që lindën në ata vite dhe që u forcuan më vonë prej ideologjisë së pansllavizmit i rezistuan provës së kohës.

Në fundin e viteve nëntëdhjetë të shekullit që kaloi, kur Mali i Zi ishte ende i bashkuar me Serbinë e Sllobodan Millosheviqit, aleati i tij më besnik ishte gjithmonë Rusia. Pikërisht në ata vite, rusët investuan në prona ta paluajtshme në brigjet e Adriatikut. Kështu, ndërkohë që vendi po rimerrte veten nga trauma e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, morën formë pasuritë e para të oligarkëve të rinj. Trualli kushtonte ende relativisht pak, dhe pikërisht këtu lindi miti të të pasurve të rinj rusë.

Por sot, konflikti në Ukrainë po i vë autoritetet malazeze në një situatë të vështirë. Mbështetja popullore për anëtarësimin në NATO është rritur (sipas një sondazhi, 46% e popullsisë është në favor) dhe që kur në vitin 2013, Kroacia fqinjë u bë anëtare e BE-së, edhe procesi i integrimit me Brukselin ka njohur një përshpejtim. Sot, Mali i Zi dhe Kroacia konkurrojnë për turistët që vizitojnë brigjet lindore të Adriatikut.

Nga ana tjetër, varësia ekonomike e Podgoricës nga Rusia i bën të druhen se Kremlini mund të pengojë afrimin e saj me Perëndimin. Lobi filorus mbështetet, veç të tjerash, nga partitë e opozitës që janë kundër anëtarësimit në NATO, nga kisha konservatore ortodokse serbe, e cila përfshin kishën lokale (e njohur si Metropolite e Malit të Zi dhe bregdetit) si dhe nga disa organizata joqeveritare. Pavarësisht kundërshtimit të tyre, në mars qeveria e Podgoricës vendosi të miratojë paketën e sanksioneve kundër Moskës që u kërkua prej Brukselit, duke marrë kështu një qëndrim krejt të ndryshëm nga ai i Serbisë që, ndonëse aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian, refuzoi të marrë masa kundër Moskës.

“Përse ne duhet të pushojmë së shituri luleshtrydhe Rusisë, kur francezët vazhdojnë t’i shesin asaj anije lufte?”, pyeste shtypi i Beogradit. Në atë rast, qeveria e Podgoricës i bëri thirrje perëndimit që të përshpejtojë edhe procesin e anëtarësimit në NATO, që deri në vitin 2015 duhet të vendosë nëse do të pranojë kandidaturën e Malit të Zi.

Ndaj këtyre lëvizjeve, Moska ka reaguar me nervozizëm: ka deklaruar se do të shfuqizonte privilegjet tregtarë që i ka akorduar Podgoricës dhe që do të rivendoste vizat hyrëse për nënshtetasit malazezë. Janë vite kur Rusia përpiqet të mbajë rajonin nën sferën e saj të influencës. Dhe pas vështirësive në realizimin e projektit të saj më ambicioz - ndërtimin e gazsjellësit Southstream, që duhej të çonte gazin rus në Evropë pa kaluar nga Ukraina - Kremlini ka rivënë në punë makinerinë e propagandës.

Pak kohë më parë, të përditshmet rusë kanë cituar një raport të hartuar nga një universitet i Moskës me titullin: “Mali i Zi: çmimi i integrimit”. Nga studimi del që në dekadën e ardhshme afrimi me Brukselin do i kushtojë vendit të vogël ballkanik 1.5 miliardë dollarë. Autorët shkruajnë që, me pretekstin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeveria e Podgoricës po vazhdon të mbyllë sipërmarrjet ruse, ndërkohë që autoritetet fiskalë angazhohen me një zell të tepruar kundër pronave të rusëve.

Raporti ka vënë në fokus një prej problemeve më të rëndësishëm: lufta kundër korrupsionit rrezikon të kompromentojë ndikimin që Kremlini ushtron mbi Malin e Zi. Biznesmenët dhe oligarkët rusë, shpesh herë në bashkëpunim me shërbimet e fshehtë, akuzohen se korruptojnë politikanët vendas. Lidhjet e tyre të paqarta me pushtetin kanë ngjallur shpesh herë dyshimet e gazetarëve dhe organizatave joqeveritare.

Sigurisht, Moska nuk do të arrijë të pengojë Malin e Zi që të afrohet me Perëndimin. Sipas shumë analistëve vendas, ka analogji të mëdha mes paralajmërimeve që bëjnë sot rusët dhe mënyrës së punës të Cominformit, Zyra e Informacionit e partive komuniste, aktive në vitet dyzetë dhe pesëdhjetë, e cila shërbente për t’i garantuar Rusisë së Stalinit një rol udhëheqës në brendësi të botës komuniste.

Në ata vite, Bashkimi Sovjetik kërcënonte të pushtonte me ushtri Jugosllavinë. Në Ballkan, lufta e ftohtë kujtohet mbi të gjitha për artin e manovrimit me shkathtësi mes pritshmërive të lindjes dhe perëndimit, që binin ndesh mes tyre. Megjithatë, sot gjithnjë e më shpesh thuhet se Kremlinit i është dashur një herë të braktisë ëndrrën e vendosjes së dominimit të tij në këtë rajon. “I qëndruam Stalinit, do i rezistojmë edhe Putinit”, thonë malazezët.


3.

ULQINI  KA QENË  DHE ËSHTË QYTET I SHQIPTARËVE 

Shqiptarët, edhe pse përbëjne mbi 70 përqind të popullësisë në Ulqin nuk mundën dot të fitonin komunen, duke marrë një humbje të rëndë që shkon përtej një rezultati thjesht elektoral në zgjedhjet vendore të Malit të Zi.

Kjo humbje peshon për mënyren sesi erdhi, e më tepër për mënyren sesi e gjeti faktorin shqiptar të përçarë, të ndarë në një gare jo me të tjerët, por ballë vetes, shqiptarë ndaj shqiptarësh të coptuar e kundra njëri-tjetrit.

Ne zgjedhjet e 26 Janarit, nga 9 lista pjesmarrese, plot tre te tilla ishin ato te partive shqiptare.

Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i shqiptareve dhe Koalicioni Bashke per te Ardhmen e Ulqinit, ku perfshiheshin tre parti politike te shqiptareve.

Përplasjeve e shumta të partive shqiptare çuan në zgjedhjet e parakohshme, në të cilat Partia Demokratike Socialiste e Gjukanivic rezultoi fituese me 3177 vota, duke u renditur e para mes partive ne gare.

E eshte e para here pas 24 vjetesh që një parti malazeze fiton Ulqinin, e kjo sepse shqiptaret ishin te ndare. Nese do te ishin bashke ato do te kishin me shume se 800 vota plus rivaleve.

Te zene ngushte nga rezultati dy kreret e partive me te medha, ai i Forces qe eshte edhe kreu ne detyre i komunes Nazif Cungu dhe ai i Koalicionit Bashke per te Ardhmen e Ulqinit, Fatmir Gjeka pranojne se ka qene perplasja mes shqiptaresh qe ka prodhuar kete rezultat.

Por, në fakt, ishte pikerisht ndarja mes Cungut e Gjekes qe prodhoi edhe zgjedhjet e parakohshme.

"Normalisht, kur ne nivel te Malit te Zi behen zgjedhjet lokale vetem ne nje qytet, atehere sigurisht se partia ne pushtet ka mundesi qe te gjitha potencialet e tyre qe i kane shtetërore t'i shfrytezojne dhe t'i sjellin rezultatet me te mira", u justifikua zoti Cungu.

"Kjo ka ardhur si shkak i gridjeve mes partive shqiptare. Kjo ka lejuar që të ketë nje rritje diku pak te konsiderueshme subjekti i Gjukanoviçit", pranoi zoti Gjeka.

Por, per kreun e boshtit te trete te shqiptareve gjerat nuk jane kaq te thjeshta....

Mehmed Zenka, kryetar i Unionit Demokratik te Shqiptareve deklaroi: "Ne mund te shesim çfare te deshirome perpara opinionit, por ky qytet na njeh kush e çka eshte, kush eshte shqiptar, kush eshte shqiptar me sot, kush eshte shqiptar me shekuj, kush ka qene me vijen nacionale e kush ka qene me dje me pardje, sipas nevojave te kohes. Neve, ketij populli nuk mund t'i shesim mjegull", tha Zenka.

Nese dikush mendon se pasqyra e partive politike dhe kandidateve shqiptare ne Ulqin perfundon me keto tre forca gabon... gjerat jane me te komplikuara se kaq.

Nen skemen "perça dhe sundo", shqiptaret nuk garuan thjesht te çaperluar ne forca te ndryshme politike, por shume prej tyre ishin edhe pjese e listave te partive jo shqiptare.

Kjo e çoroditi jo pak elektoratin, ne nje skeme qe mesa duket, pertej Ulqinit, ne Podgorice ishte përollogaritur me se miri.

Drejtuesi i listes fituese te zgjedhjeve per partine e Gjukanovic eshte shqiptari Loro Nrekiç, i cili ironizon patriotizmin aktual, sipas tij fals te krereve te partive shqiptare.

Gjukanoviç ka luajtur ne kete proces duke shfytezuar nga njeri krah çarjen e shqiptareve dhe nga krahu tjeter duke futur plot 8 shqiptare ne listen e forces se tij.

"Nuk ka nevoje me u mburr ata se une jam me shqiptar se keta te gjithe dhe ne në Partine Demokratike Socialiste kemi më shqiptare se jane ata, mirepo karrigia eshte shume e embel, keshtu qe nuk lejojne me e leshu ate karrige dhe per kete arsye ka ardhur edhe Ulqini ne kete gjendje te mjerueshme", tha Ndrekiç.

Akuzat e forta mes shqiptaresh vijojneedhe me tej ne skenen politike te Ulqinit. Dritan Abazoviç, nje tjeter shqiptar kryesonte listen e nje force tjeter jo shqiptare, Malit te Zi Pozitiv.

"Politika qe eshte sjelle 25 vjet ne Ulqin ka qene shume e demshme dhe gjithesekush kush e perkrah kete politike realisht nuk eshte patriot, por ka nje fare interesi financiar dhe ka qejf me qene i fshehur pas patriotizmit dhe mbrojtjes se shqiptarise", tha Abazoviç.

E keshtu edhe tek social-demokratet. Selim Resulbegoviç thotë: "Çështja eshte me shume keqperdorimi i votave te shqiptareve nga partite shqiptare, se e ka treguar se me shume lideret kane punuar per vetveten e jo per interesat e Ulqinit dhe popullit shqiptar".

Pra, praktikisht nga 9 lista partish politike, plot 6 te tilla perplasnin shqiptare. Nje lufte shqiptaresh, ne kryeqendren e shqiptareve ne Mal te Zi, Ulqinin ku votuan rreth 12 mije vete.

Nje shembull i dukshem sesi shqiptaret nuk behen bashke ....perkundrazi palet akuzojne njera-tjetren kush eshte dhe kush nuk eshte shqiptar, kush eshte dhe kush nuk eshte tradhetar e keshtu me radhe...

Sipas intelektualeve dhe shoqerise civile, kjo rrënjë e mbeshtetjes ndaj partive nacionale shqiptare ka ardhur si pasoje e rolit te lekundur te tyre dhe shpesh te ndervarur nga deshira per te qene prane qeverise qendrore te Gjukanoviç.

Xhemal Peroviç, aktivist i shoqerise civile deklaroi: "Pra eshte ushtruar nje gare se cila parti shqiptare t'i afrohet me shume pushtetit qendror dhe si rezultat i kesaj vjen zhgenjimi i votuesit, i cili nuk desheron me ne menyre indirekte t'i jape voten Partisë se Gjukanoviçit, por kesaj radhe e ka bere ne nje sasi me te madhe ne menyre te drejteperdrejte".

Ali Salaj, i "Kohës Javore" shtoi: "Une mendoj qe partite politike shqiptare duhet te bashkohen , por ne kete aspekt duhet qe edhe pushteti qendror te jete me tolerant ndaj pakices shqiptare ne Mal te Zi".

Ne kete situate, e me se shumti te vene nen presionin faktorë të shumtë kreret e partive shqiptare kane nisur negociatat.

Shansi i fundit qe shqiptaret te shpetojne fytyren nga kjo gare duket se eshte bashkimi i keshilltareve si menyra e vetme per te zgjedhur nje kryetar komune te perbashket.

Votuesit ne Mal te Zi votojne per keshilltaret e me pas ata me shumice mund te zgjedhin kryetarin e njesise se tyre vendore.

Leshimet e para jane bere, kreu aktual ne detyre i komunes Cungu thotë se pranon te terhiqet si kandidature e mundshme per te vijuar ne kete post, e po ashtu edhe kreu tjeter i partise se dyte me te madhe shqiptare Fatmir Gjeka.

Por, me e veshtire duket negociata me Unionin Demokratik qe refuzon marrëveshjen me dy partite e tjera dha i ka hapur rruge forces se Gjukanoviç. Tashme gjithçka duket ne rruge pa krye.

Nazif Cungu, kryetari aktual i komunes Ulqin mbrohet duke thënë: "Une e kam bere hapin e pare, kam thene se jam une ai qe do terhiqem normalisht me reciprocitet dhe te bejme tentativa qe te zgjidhet nje kandidat, i cili do te jete faktikisht i perbashket, por ne kete moment ne kemi pranuar qe koalicionit te tre partive shqiptare, qe t'ia ofrojme e te propozojne kandidatin per kryetar".

Fatmir Gjeka, kryetar dhe deputet Partia Demokratike, mbi këtë temë theksoi: "Duhet bere shume perpjekje dhe te jemi te gatshem te sakrifikojme per te mbajtur pushtetin se gjithkujt i bije ndermend pastaj kur e humb krejt ou çfare ndodhi me ne, ku i patem mend perpara. Keshtu qe duke u nisur nga pervoja, ketu pa marre parasysh kete çka ka ndodh dhe na pret une shpresoj qe do te kete koalicion te partive shqiptare".

Mjafton pak ne Ulqin per te kuptuar situaten e ndere dhe konfliktuale e po ashtu ndarjen qe kane prodhuar nje numer kaq i madh partish.

Hera-heres, duket sikur me shume sesa nje beteje per zhvillimin dhe mbrojtjen e te drejtave te komunitetit te shqiptareve ketu, ajo eshte nje beteje personale drejtuesish politike se kush do te munde te shkepuse nje cope me te madhe te tortes se pushtetit.

E kjo u reflektua jo pak edhe ne voten e ulqinakeve te thjeshte qe nese dikur i jepnin partive shqiptare te bashkuara 22 keshilltare, sot te ndara i kane dhene vetem 18, nga 33 te tille qe numeron komuna.

Një besim në renie, që e ben edhe më të veshtirë parashikimin e së ardhmes per politiken shqiptare.

Në qytetin bregdetar te Ulqinit, varkat e vogla te politikes shqiptare kane nisur te fusin uje pas 24 vitesh drejtimi edhe nen lekundjet e eres se pushtetit , drejtuesit e tyre duke lexuar edhe rezultatin e zgjedhjeve te fundit duhet te vendosin…te bashkohen nen direkun e nje anijeje te perbashket, apo te vazhdojne te ndare deri ne fundosjen e plote te varkave te tyre.

4.

Universiteti Shqiptar në Ulqin do ta nxjerrë popullin tonë në dritë nga errësira ku e kanë zhytur okupatoret malazez.


Shoqeria njerezore,neper rrugen e gjate e te veshtire te historise e cau me force e guxim erresiren e saj te madhe shekullore dhe doli gradualisht ne drite vetem nepermjet diturise.Ajo e pajisi njeriun me dije e aftesi te nevojshme dhe i dha atij mundesi,qe te njoh me mire vetveten,ambientin qe e rrethon,natyren, ligjet, pasurite dhe te mirat e saj pafund ,duke i vene ato ne sherbim te vet dhe rritur vazhdimisht nivelin e mirqenies,zhvilluar e persosur veten e tij.

Pas mijera vjetesh pune,perpjekjesh te shumta e sakrificash kolosale,dora e fuqishme njerezore ,tashme e aftesuar dhe e stervitur per te bere gjithefar mbrekullishe, arriti te pushtoj tere globin,dhe krijoi qyteterime te tera antike ,qe nga Kina e Vjeter,India,Mesopotamia,Egjypti, Greqia,Iliria,Roma e Lashte e tj,ku lulezuan kultura,arti,skulptura,piktura, arkitektura dhe shkenca te tjera,vlera te cilat ne i kemi trashegim edhe sot,si nje pasuri e madhe nga e kaluara e ndritur dhe e arte e te pareve tane.Nje pjese e mire e ketij qyteterimi te perparuar boteror i atyre koheve te largeta ndodhet edhe ne trojet tona arberore, duke filluar qe nga Ulqini,Tuzi,Shkodra,Lezha, Kruja,Tirana,Durresi, Skampa (Elbasani) Apollonia(Fier),Berati,Bylisi(Mallakaster), Vlora,Orikumi, Gjirokastra, Butrinti (Sarande),Kosova,Ilirida e Cameria,qe i perket kombit tone te ndritur Pellazgo-Iliro-Shqiptar.

Gjate asaj periudhe te lashte,kudo ne te kater anet e botes,qe nga Azia, Afrika e deri ne Europe,popuj te ndryshem te perparuar e te civilizuar,si ai romak,ilirian,grek,izraelit,egjyptian e tj,i dhane nje hov te ri e te vrullshem zhvillimit te shoqerise se kesaj kohe dhe me iniciative e largpamesi hapen per here te pare edhe qendra e institucione te rendesishme dijesh me perspektive,qe me vone u shndrruan ne shkolla e universitete,te cilat sherbyen si vatra te fuqishme,per te mesuar e perhapur diturine,artin, kulturen e shkencen,emri i te cilave kujtohet edhe sot me respekt nga te gjithe.

Mendja njerezore dhe inteligjenca e fuqishme e saj e etur vazhdimisht per dije e dituri dhe e ndricuar gjithmone prej tyre,duke rritur me tej tekniken dhe persosur nivelin e mjeteve te saj,arriti mjaft shpejt te beje zbulime te shumta gjeografike,astronomike e shpikje te medha shkencore,kaperceu male,dete, oqeane e kontinente te tera dhe fluturoi edhe neper hapsire,ku po eksploron me sukses Kozmosin me planetet e tij dhe meson perhere e me teper te fshehtat dhe misteret e Universit.

Edhe kombi yne arsimdashes,ka perse te mburret e levdohet,per kontributin e madhe qe i ka dhene kultures e qyteterimit boteror me Universitetet e Apollonise dhe te Durresit,ku studiuan jo vetem mjaft dijetar, filozof e shkencetar te degjuar nga i tere globi,por edhe perandor te medhenje e te zot,si Oktavian Augusti,Cezari e tj,te cilet qene me fat qe u diplomuan ne shkollat e akademite tona te larta prestigjoze.Per keto merita e vlera te c’muara qe kemi patur e treguar gjate tere antikitetit shkruajne shume enciklopedi te ndryshme dhe figura te shquara te shkences ,prandaj historia me te drejt e ka vendosur popullin tone ne nje vend te nderuar ,duke i rezervuar atij edhe mirnjohje te thelle per sherbime te vyera qe i ka bere njerzimit.

Ne shqiptaret,megjithse kemi qene nje popull i ndritur e hyjnor qysh nga lashtesite,dhe i dhuruam shoqerise figura e personalitete te shquara botrore, dijetar,filozof,klerik,artist,piktor,prijsa ushtarak e tj,qe nga Aleksandri i Madhe, Pirrua i Epirit,Kostandini i Madhe,dhjetra perandor te Romes,Niket Dardani,Papa Klementi i Vatikanit,Gjergj Gjon Kastrioti(Skenderbeu),deri tek Nene Tereza e tjere,kohet e erreta historike te mijevjecarit te dyte ,perfshi ketu edhe Mesjeten me obskurantizmin e saj,u suollen brutalisht ndaj nesh dhe na ndeshkuan teper ashper.Ato na caktuan dhe ndane per ne nje fat shume te keq e tragjik,duke na lene me force te shtypur e roberuar per njezete e ca shekuj rresht,nen thundren e pushtuesve tane te eger gjakatar sllav,romak,bizantin,turq e tj,qe erdhen nga larg si mozorite, per te na grabitur trojet tona te lashta stergjyshore.

Keta okupator te huaj barbar,qe vendosen mbi popullin tone regjimin e tyre shtypes dhe vrases e mbajten tere Kombin Shqiptar ne erresire te plote,te cilet i mohuan atij jo vetem Lirine ,por edhe te drejten e perdorimit te Gjuhes se vet Amtare.Ata e coptuan dhe e zvogeluan ate gradualisht deri ne kufijt e sotem,me qellim per ta zhdukur fare,si dhe i shkaterruan atij qe nga themelet te gjithe kulturen e lashte e mesjetare,qe ai kishte ndertuar me aq shume mund e djerse neper shekuj,duke i vjedhur,pervetsuar e grabitur edhe vlerat e saj kolosale se bashku me pasurite e veta perrallore dhe mos u lene shqiptareve asnje lloj mundesie per te mbijetuar.

Megjithse ne perjetuam nje roberi te rende e prapambetje te madhe, ku dominoi ne shekuj skamja,mjerimi dhe varferia ekstreme,e shoqeruar me injorance dhe analfabetizem te thelle,kur uria, semundjet,epidemite dhe fatkeqsite e natyres benin kerdine,duke shkaktuar viktima dhe vdekje masive, populli yne heroik shqiptar, nuk i ndali per asnje cast perpjekjet dhe sakrificat e tij vetmohuese per arsim e dituri,sepse e dinte shume mire qe vetem kjo rruge plote me drite do ti hapte atij syte,sillte Lirine dhe do ta zhvillonte njesoj si kombet e tjere.Ishte pikerisht kjo arsyeja e madhe ,qe i detyroi qindra dhe mijera djem e vajza te popullit shqiptar,nga te gjitha trevat tona,qe te marrin rruget e emigracionit neper shtete te huaja te botes,si ne Europe,Azi,Afrike dhe Amerike, per te studiuar e pervetsuar dituri e shkence neper shkolla e universitete te ndryshme ,pasi brenda vendit te tyre te roberuar nuk kishte asnje shans mundesishe e shprese prosperiteti,te cilet me vullnetin dhe punen e tyre te palodhur e nderuan Flamurin tone Kuq e Zi dhe tere Kombin Shqiptar,duke shkelqyer si student “High class” me zgjuarsine dhe talentin e vet te rralle.Si pionier te apasionuar te kultures e shkences ata shume shpejt krijuan armaten e fuqishme te inteligjences shqiptare dhe me veprimtarine e tyre patriotike filluan betejen e gjate e te madhe legjendare ,per te cliruar popullin dhe kombin tone nga zinxhiret dhe vargonjte e skllaverise te zgjedhave te huaja pushtuese.

Burra te shquar e te ditur te Shqiptarizmes,qe nga thellesite e koheve te hershme te Mesjetes,si Gjon Buzuku,Gjon Muzaka,Leke Matranga,Pjeter Budi, Frang Bardhi,Pjeter Bogdani e tj,qysh kur bene shkrimet e tyre te para edhe ne Gjuhen Hyjnore Shqipe,i treguan tere botes dhe i paralajmeruan hapur te gjithe armiqte tane okupator dhe grabitqar(serb-malazez-bullgar),grek e turq,qe te mos luajne me popullin tone dhe te mos lodhen shume per ti ndaluar atij gjuhen e vet,pasi Ajo nuk do te humbe e vdese kurr,sepse eshte nje Gjuhe e Bukur Perendie, qe e ka falur Zoti per te mesuar dije e dituri dhe jetuar perjetsisht,e cila konsiderohet si baza dhe themeli i gjuheve te tjera qe kane lindur e jane zhvilluar prej saj.

Por edhe me vone qindra Patriot te Medhenje te Kombit Shqiptar,si Naum Veqilharxhi,Jeronim De Rada,Avdyl,Sami e Naim Frasheri,Andon Zako Cajupi, Homeri yne At Gjergj Fishta,Luigj Gurakuqi,Ndre Mjeda,Ismail Qemali, Hasan Prishtina,Fan Stilian Noli,Faik Konica e tj,qe u shkolluan jashte Atdheut, se bashku me vellezerit e tyre trima e luftetar si Ymer Prizreni,Sulejman Vokshi, Bajo e Cerciz Topulli,Rrapo Hekali(Toska),Mihal Grameno,Isa Buletini, Themistokli Germenji,Thimi Mitko,Haki Stermilli,Dede Gjon Luli,Bajram Curri,Aleks Buda e tj,qe punonin e vepronin nga brenda kunder uzurpatoreve, muoren ne dore fatet e popullit dhe pasi u derdhen lumenje me gjak,arriten te clirojne vetem nje pjese te trojeve tona dhe te krijojne Shtetin e pare te cunguar e te vogel Shqiptar,duke hedhur edhe bazat e arsimit e te diturise,te cilat pergatiten kushtet qe cuan ne hapjen e Universitetit te Tiranes,i cili e nxorri Shqiperine nje here e pergjithmone nga Erresira ne Drite.

Pas nje dekade me vone, Kombi Arberor pati edhe nje sukses tjeter te madhe e historik ,sepse Populli i Kosoves i etur shume per arsim e dituri , megjithse u pergjak e masakrua barbarisht nga Klika Antishqiptare Jugoasllave e Josif Broz Titos me doren kriminale te policit gangsterr Rankovic,ne vitin 1968 ai duke qendruar i vendosur dhe i paperkulur,me ne fund arriti te hape Universitetin e tij te Prishtines, qe ja u kishte ndaluar me dhune per me se nje shekull shteti okupator serb.

Vitet e fundit,kur vershoi fuqishem Era e Re e Demokracise neper Europe e Ballkan,e cila permbysi njera pas tjetres Diktaturat Bolshevike Komuniste pro Sllavo-Lindore ,populli yne shenoi perseri edhe nje Fitore tjeter shume te c’muar. Bashkekombesit tane trima dhe heroik qe jetojne ne trojet e tyre,por nen Shtetin e Maqedonise,me sakrifica te shumta,duke u dhunuar egersisht nga kamxhiku i gomes policore, bajonetat,snajperkat dhe tanket e ushtrise maqedonase te Diktatorit Kiro Gligorov,fituan per mbi ta dhe me force i hodhen themelet e Universitetit te Tetoves,qe e largoi perfundimisht mjergullen dhe jezerin e zi sllav nga ato treva shqiptare,i cili tani po nxjerr e pergatite per c’do vit kuadro e specialist te afte,qe po i sherbejne me perkushtim e besnikeri Popullit te vet te Ilirides.

Universiteti shqiptar ne Ulqin eshte enderr shekullore e popullit tone.

Tashme eshte me se e qart,se asnje popull,komb,shtet,minoritet, apo pakice kombtare ,sado e vogel qofte nuk mund te zhvillohet e perparoj pa ndjekur me vendosmeri dhe guxim rrugen e ndritur e te veshtire te dijes dhe pa krijuar e mbeshtetur institucionet e saj,shkolla,institute e universitete ne gjuhen e vet amtare,te cilat jane qendra te rendesishme diturie qe i sherbejne prosperitetit te tyre.

E ardhmja dhe perspektiva e cdo vendi,por edhe e c’do krahine e treve brenda tij, varet shume nga rendesia qe i kushtohet arsimimit te popullit te vet dhe edukimit te gjeneratave te reja me kulture te perparuar e dije bashkohore,si dhe nga investimet qe ai bene per kete qellim kaq te madhe.

Duke e vleresuar drejt rendesine e madhe qe kane dijet,mesuesi yne gjenial dhe i pagabueshem Popull,me thesarin e tij te pashtershem e te c,muar te fjaleve te urta qe ka, nder te tjera na mesone se :”Dituria eshte drite qe ndricone tere boten ,kurse nga padituria vdese dhe humbete nje komb i tere”.

Edhe populli yne qe jetone ne Mal te Zi,e ka vleresuar gjithmone drejt kete mesim kaq te vyer,i cili megjithse ka qene me shekuj i shtypur prej klanave shoviniste te Cetinjes dhe i privuar nga te drejtat e tij te ligjeshme,ai i ka arsimuar bijte e tij me shume veshtiresi ne Universitetin e Prishtines e vende te tjera, prandaj aktualisht e ka mjaft te domozdoshme e teper urgjente Universitetin te vet ne qytetin e lashte dhe piktoresk te Ulqinit.Kete institucion diturie sot e kerkone koha dhe nevojat e tij imediate jetike,jo vetem per te eleminuar prapambetjen e madhe e te gjithanshme ne te cilen e ka zhytur qellimisht ish Jugosllavia,se bashku me Cetinjen e Beogradin,por edhe qe te kape kohen e humbur dhe ece perpara drejt progresit,ashtu si kombesite e tjera sllave ne kete shtet.

Per ne kjo eshte nje detyre e Shenjte Kombtare dhe me pergjegjesi te larte,qe nuk mund te zvarritet e nenvleftesohet aspak,prandaj si e till ajo duhet te vlersohet seriozish nga te gjithe bashkekombesit tane dhe sejcili te jape ne maksimum kontributin e vet,per ta rrealizuar me sukses te plote edhe kete obligim,duke i dhuruar brezave tane te sotem dhe te ardhshem Shkollen e tyre te Larte,per ta gezuar ate perjetsisht ne ato troje ,te cilen nuk ka te drejt askush qe t’ja u ndaloj me.

Te tere shqiptaret ne Mal te Zi ,por edhe kombi yne po e presin me padurim dhe gezim kete Dite te Bardhe e te Bekuar,qe te hapin dyert e ketij Universiteti,ku do te studiojne djemt dhe vajzat e bukura shqiptare,qe nga Tivari, Poidgorica, Tuzi(Malesia),Plava,Gucia, Presheva,Manastiri (Ilirida) e Janina (Cameria),por edhe te rinjte malazez,serb, kroat,boshnjak e tj,kush deshirone te arsimohen ne keto auditore prej profesoreve tane erudite shqiptar, per te cilin tani nuk kemi me se c’far te presim,por pa humbur kohe te kerkojme zyrtarisht sipas rregullave licencen per ndertimin e tij.

Sot eshte koha qe te gjitha Partite Politike Shqiptare ne Ulqin, Malesi e tj,intelektualet,lideret dhe patriotet e popullit tone ne ato troje,duhet ta vleresojne drejt kete Problem Madhor dhe me trimeri ti prijne popullit te tyre, qe ta celin Universitetin e Ulqinit aty ku e kerkojne interest tona kombtare.

Por edhe Diaspora jone e fuqishme e Popullit Shqiptar nga Mali i Zi,me banim ne Shtete e Bashkuara,ulqinak,podgorican,tuzian(malesor),plavian e tj,qe bene ato perpjekje titanike ne Amerike per clirimin e Kosoves nga pushtimi serb,tani duhet ti lene menjane ndasite,bindjet dhe interesat e ngushta te shoqatave te tyre krahinore ,si dhe qefet,ahenget dhe partyt e shumta neper Detroit,New York, Florida,Los Angelos e tj,por te bashkohen te gjithe dhe flasin me zerin e Memedheut, duke prekur pak edhe xhepin e tyre,per te mbashtetur fuqishem hapjen e Universitetit te Ulqinit (U.SH.U),ashtu sic bene dikur atdhetaret tane te medhenje e te ndritur Fan Noli,Faik Komica e qindra te tjer,qe e shkrine tere jeten dhe pasurine e tyre per Kombin Shqiptar.

Fakulteti i mesuesise se Gjuhes Shqipe ne Podgorice eshte mashtrim sllav,titisto-rankovician .

Aty rreth vitit 1969,pasi studentet,rinia dhe populli martir i Kosoves ishin ndeshur ne beteja te ashpra e te pergjakshme me strukturat e policise, tradhetaret,agjentet e spiunet e UDB-se jugosllave dhe e kishin detyruar me force Kliken e Titos qe te lejonte hapjen e Universitetit te Prishtines,nje nga xhandaret e tij e ka takuar xhelatin serb Rankovic, tashme te nxjerre ne pension dhe i ka raportuar atij si “triumfator” ,duke i thene se:”…Keto dite ne e perfunduam aksionin e madhe dhe i c’armatosem te gjithe shqiptaret….”,por udebashi skizofren beogradas qe ishte i pangopur akoma me gjak e krime,duke tundur koken dhe si me sarkazem i eshte pergjigjur ketij milici mburravec se:”… Degjo ketu ti miku im,mos u beje naiv,se vertet ju ja u muoret pushket shqiptareve, por mos harro se ne tani u kemi dhene atyre “Topin”,Topin e Madhe” te Universitetit dhe shpejt kemi per t’ja u pare sherrin predhave te ketij topi ”.

Me sa duket Shteti i sotem Malazez e ka studiuar thelle kete dialog policesh,ku kapteri me uniforme blu Rankovic na dele se paska qene me i zgjuar se”Diplomati i Madhe”Tito dhe per te sabotuar me mire te drejtat e shqiptareve per arsimim te larte ne Gjuhen Shqipe ka vendosur te zgjedhe nje rruge te re e me dinake se ishe boset e tij,duke marre nga eksperienca e te dy diktatoreve, si Mashtrimin Titist,ashtu edhe Dhunen Rankoviciane.

Pushtetaret e Podgorices,tashme te frikesuar shume se mos shqiptaret e Malit te Zi,nje dite do te cohen dhe ndjekin rrugen e vellezerve te tyre ne Kosove e Maqedoni,kur hapen Universitetet e tyre ne Prishtine e Tetove, me qellim per ta parandaluar nje veprim te till ne Ulqin,apo ne Tuz (Malesi),si dhe per t’ju mbyllur gojen shqiptareve e mashtruar opinionin nderkombtar nxituan me shpejtesi dhe hapen menjihere nje far Fakulteti mesuesie te Gjuhen Shqipe ne Podgorice,i cili me sa shihet nuk eshte celur per te plotesuar nevojat e shumta te popullit shqiptar,por per te pergatitur vetem disa perkthyes ,qe i duhen administrates,policise dhe sherbimit sekret cerrnogoras,per ti mbajtur te shtypur shqiptaret.

Ky veprim tinzar dhe i pabese i Qeverise Malazeze nuk eshte gje tjeter vecse nje skenar diskriminimi i pergatitur mire ne ofiset e saj,per te mos e lejuar kurr popullin tone,qe te hapi Universitetin ne gjuhen e vet amtare, prandaj ne duhet ta bojkotojme urgjentisht kete Fakultet dhe te mos i lejojme femijet tane qe shkojne ne te, dhe ta detyrojme Cetinjen qe ta mbylle kete”Fole Grerezash” antishqiptare,ku mund te pergatise sherbetoret e saj te ardhshem,qe ti perdore kunder nesh.Shqiptareve ne Mal te Zi nuk u interesojne fare fakultete te tilla per mesuesi qe mund te hapin cerrnogorasit ne Podgorice e Cetinje,serbet ne Beograd,apo ruset ne Moske, etj,por ata e duan kete vater edukimi ne truallin e tyre,per te pergatitur jo vetem mesues,por edhe filozof, mjek,historian,artist, piktor,muzikant, matematicien,fizikan dhe shkencetar te tjer te zot qe ti sherbejne jo vetem shqiptareve,por edhe malazezeve,serbve e tj.

Universiteti i Ulqinit nuk mund te ndalet dot me dhune.

Ne mendojme dhe deshirojme qe lideret e sotem cerrnogoras do ta kuptojne drejt kete kerkese te shqiptareve,per celjen e Univesitetit te Ulqinit dhe ata duhet ta lejone e mbeshtesin ate me te gjitha mundesite dhe mjetet financiare te shtetit te tyre,ku kontribuojne edhe shqiptaret,sepse ky nuk eshte vetem nje investim i fuqishem per popullit tone,por edhe edhe per zhvillimin e Malit te Zi ne kete teritor te tij me troje shqiptare.

Nuk do te ishte mire,aspak e kendeshme dhe e kohes,qe ky veprim i ndritur e demokratik,qe mund te nderrmarrin shqiptaret per hapjen e kesaj vatre edukimi,te keqkuptohet e konsiderohet si destruktiv e rrezik per Malin e Zi dhe te dhunohet e pergjaket ,pasi veprimeve te tilla kriminale e raciste u ka kaluar moda dhe jane te papranueshme e te denueshme per demokracine ,sepse ato mund te sjellin dhe shkaktojne pasoja teper te renda qe do ta vene ne pikpyetje edhe vet ekzistencen e shtetit cerrnogoras.

Me ne fund Podgorica duhet ta dije mire se shqiptaret nuk do te presin pafundsisht,pasi ata jane teper te vendosur dhe do ta celin me c’do kusht e c’mim qendren e tyre te arsimit te lart qofte edhe perball kecenimit te dhunshem prandaj ajo duhet te tregohet e kujdeseshme dhe teper e matur,qe ti parandaloje pasione e aventura te tilla krimi,qe mund te cojne edhe ne konfrontime te pershkallezuara dhe sjellin tragjedi te dhimeshme per te gjithe ne,jo vetem per shqiptaret,por edhe per knjazet e rinje shovinist te Cetinjes.Tani nuk eshte me periudha qe te luhet me fatin,lirine dhe te drejtat e popujve,por eshte epoka e vellazerimit,bashkimit dhe e respektimit te ndersjellte te tyre,prandaj Mali I Zi duhet ti beje mire llogarite e tij,te mesoje me shume nga Demoklracia dhe te largohet akoma me teper nga pasionet e vjetra te klaneve shoviniste e rruga e krimit,me te cilen u nda pak vite me pare,kur ishin se bashku me vellezerit e tyre milloshevician qe pergjaken dhe vrane bashkombesit tane ne Kosove dhe tere populljt slloven,kroat, boshnjak e tj.

Universitetin ne Ulqin nuk e deshirojne vetem armiqte tane dhe tradhetaret e mercenaret qe u sherbejne atyre ,te cilet punojne vazhdimisht me dinakri qe ta sabotojne ate,per te na mbajtur perseri ne erresire edhe sot,por perpjekjet e tyre per ta realizuar nje qellim te till kqa mbrapsht do te deshtojne me turp,pasi studentet,rinia dhe i tere populli shqiptar heroik ne Mal te Zi do ta inagurojne me c’do kusht Universitetin e vet ne Ulqin,te cilin po e presin dhe enderrojne me shekuj.

FLORI BRUQI