Heshtja e intelektualit përballë mashtrimeve dhe padrejtësive të shumta

Heshtja e intelektualit përballë mashtrimeve dhe padrejtësive të shumta, është e ngjashme me heshtjen e nënës e cila rri e nemitur përballë fëmijës që është nisur drejt një grope të thellë. Nuk besoj se ndonjë nënë do të heshtte në raste të këtilla, por po më duhet të besoj se disa të ditur e goxha shumë të arsimuar, më parë janë në gjendje ta dëgjojnë rrapëllimën e fëmijës, zhurmë kjo që krijohet prej ramjes së fëmijës në gropë, se sa zhurmën e urtësisë së tyre.

Burimi: Iljasa Salihu