Aty ku gjenden njerëzit e mirë, të drejtë dhe të aftë

Aty ku gjenden njerëzit e mirë, të drejtë dhe të aftë, nuk mund të jenë njerëzit debilë, tuhafë dhe injorantë. Prandaj, nëse sot njerëzit e mirë ankohen për gjendjen e keqe, atëherë është mirë ta pyesin veten se përse heshtën, përse ia futën gjumë dhe përse u mërdhinë në kohën kur punohej dhe vendosej për dërgimin e njerëzve nëpër institucione të rëndësishme? Shkaku i prapambetjes sonë shumë lehtë mund të kuptohet. Po të mendonin dhe punonin me kohë intelektualët, nuk do të qeveriseshin prej atyre që sot gjithkush po ankohet dhe po rënkon. Për më keq, lëre se intelektualët tanë u fshehën nën sqetullën e parruar dhe të djersitur të majmunit, por ata në pamundësi të veprimit në fushëbetejë, pranuan vasalitetin ndaj injorantëve, prej të cilëve po ankohen vetëm përgjatë bisedave pasdarke, sepse haptas as të ankohen nuk po guxojnë.

Burimi: Iljasa Salihu

Related Posts: