Aida Liko: Fenomeni shpresë dhe ardhmëri!




Lulezon nje bukuri diskrete me kohen, qe ndihet dhe jo domosdoshmerisht shihet ne trajta te ndryshme. Nuk mund te kuptohet asnje ngjarje e palidhur me kohen dhe hapesiren perreth saj. Psikologjia e kohes eshte nje reference e forte per vleresimin e te shkuares. Historine nuk mund ta pervetesoje dikush, se nuk lind askush me te, por periudhat edhe mund te quhen procese ose etapa, ne kuadrin e nje plani dhe si te tilla ato pasyrojne modele te ndryshme jetesore me nje permbajtje kuptimplote te sajen. Gjithcka qe ecen me kohen eshte nje materie dhe si e tille eshte edhe energji kur materializohet ne vepra. Gershetimi i shume ideologjive, ku me te fuqishmet jane dominante, kane sjelle ndryshime rrenjesore, jo vetem ne kohe e kulture, por edhe ne karaktere njerezore, madje ndryshimet ndonjehere realizohen fale imponimeve te cilesuara si moderne. Edhe pse dallojne nga imponimet e periudhes se erret duke qene se vlerat e epokes te se vertetes nuk shfaqen ne epoken e erresires, por kemi te bejme tashme me imponime edhe bashkekohore dhe bashkevuajtese ne dukje, te tilla si, te shoqeruara me ide konspirative, hipokrizi, ligesi e propaganda.


Aida Liko

Por nese do te flisnim per te ardhmen, do te shpreheshim se mund ta perceptojme qe eshte nje pjese e vijes se drejte kohore. Por do te na lindnin shume pyetje me pas! Cila do te ishte metamorfoza?! Po te protestonim ndaj diktatit dhe te tregoheshim tejet arrogante, do te na rezultonte produktive kjo? Eh, lindin shume pyetje ne kete mes te cilave zor se mund t'u japesh nje pergjigje fikse... Por eshte me rendesi te marresh ne konsiderate se, per te pasur nje te ardhme te denje, duhet qe te tregohemi koherent dhe periudhen kohore qe jemi duke kaluar ta binarizojme brenda parimeve morale dhe te kujdesemi per te lene gjurme determinuese ne gjeneratata te reja me velera te arta perparimtare. Jo vetem te iluzionojme, por edhe te ilustrojme dhe perpiqemi per te qene produkti i raportimeve cilesore dhe jo i letrave pa sens te qarkulluara qe na vjedhin identitetin duke na perpire prej potences dhe duke i dhene ngjyre jetes sone, letra te papersonalizuara edhe me te shemtuara se nje leter anonime! Ne nje shoqeri te deprimuar, vihet re edhe nje shpejtesi supersonike, here pas here, e rrezikshme per njeriun... Ka tendenca te thyeje normat baze jetesore, duke plasaritur edhe entuziazmin, edhe buzeqeshjen mikluese qe ndjell afri te pakusht, po ashtu edhe fillon te ngacmoje si nje pengese qe vjen kaq vetetiu e ka tagrin te ndaloje edhe keto shperthime pasioni per vepra arti...

Jeta ne kete shekull. po reflekton nje dinamizem te larte ne te gjitha sferat e saj, mirepo Shpeshhere, per te arritur paqe dhe qetesi shpirterore, njerezve u lind nevoja te shpresojne... Por nese kemi barriera, nuk bazohemi dot ne nje arsyetim perjashtues, sepse ”fenomeni shprese” nuk duhet te interpretohet kurrsesi si zdrukthtar e jo me te zhduket e transformohet. Ne jemi drejt transforimit si qenie dhe si materie. Materia ka lidhje me statusin e elektro-dinamikes. Po mbushemi me energji dhe ne vete do te jemi nje dite elektronike ne kuader te transformimit, ndersa domosdoshmeria ekuliber do te beje te veten, por perseri do te lindin nevoja e psikologjise se “autokritikes”, deshira per te ndertuar ura shprese, per te shmangur ura komunikimi e se fundmi per te qene sa me objektiv e preciz ne veprat tona qe na mbajne gjalle.

Vleresimi, portat e sinqeritetit dhe sjelljes vertiten rreth qenies inteligjente qe ne dukje te jep pershtypjen e nje iluzioni, sepse per koshienca e subkoshenca te ndryshme, shkalla e sasise dhe cilesise se nje perceptimi ndjesor eshte e ndryshme. Nderkohe qenia njerezore mund te shprehet se specia inteligjente per te arritur grada lumturie, do te shihte gjithmone drejte nje zhvillimi, e ndersa te tjere thone se specia inteligjente kerkon vetem lumturine per ta arritur ate, verejme nje opinion te forte lokal, ku indeferntizmi dhe skepticizmi individual ka marre permasa te medha... Me lindin mjaft ide ndersa gjykoj kete marredhenie kontraverse, por dicka na bashkon... Por cfare eshte ajo?! E sigurte qe nuk eshte gjuha e perbashket! Ajo edhe na ndan, shpreh urrejtje po aq sa solidaritet! Kam pershtypjen se fakti se kemi te bejme me nje cirkulacion, me nje rreth te mbyllur, ku nuk ke mundesi te dallosh se jemi viktima apo se sa jemi fajtore... Skepticizmi lind qe ne momentin kur njeriu per nje drejtim qe kerkon te ndermarre, gjen nje drejtim te kundert me te njejten vlere. Njerezit ndryshojne vetem pasionet, format e trashendences se egoizmit ekstrem, duket sikur njerezit ne luften e pashtershme te ndjenjave, duan ti arratisen lirise, ne traziren e shume dekadave te deshires e jo mundesive dhe detyrshmerive, atehere do te ishin te gatshem te formonin veten dhe te organizoheshin ne pastrime a rregullime. Sjellja individuale le per te deshiruar, njerezit po kalojne ne rrjedhojat e tyre pa marre parasysh se po I perafrohen atyre enderrimtareve te paepur iluzionesh, po bien maskat dhe bashke me te jane plasaritur edhe parrullat per kete popull parimor e liridashes, e zgjidha e vetme qe mund te rizgjohet ne raste zhgenjimi eshte skepticizmi, por tashme ne nje nivel ideor e konceptual akoma me te larte, skepticizmi tanime vlen edhe per rregullar morale qe jane te konsiderueshme si te barazvlefshme nen ato objekte fizike qe ngrene e ngjallin dyshime dhe eshte shume veshtire te arrish ne konkluzione te cilat do te rezultonin te kenaqshme e te pranueshme per te gjithe.

Gjuha si superstrukture e mirefillte ideologjike, shpreh temperamentin e popujve duke na shfaqur ne shume forma fjalepak, te ashper a edhe rebele. Por, perderisa kemi kerkuar edhe lirine e fjales, do te thote se e kemi kerkuar diku, ja kemi kerkuar dikujt ose ja kemi kerkuar vetes. Por asaj qe ja kemi kerkuar lirine, kuptohet se e kemi mbivleresuar qe ajo e ka ne dore lirine dhe perderisa ja kemi lene peshen kesaj, ajo na mbetet te jape gjykimin final e ne te biem dakord me te. Por po te jemi te vemendshem, do te raportonim se deri diku, ne jemi ata qe sjellim aktualitet, e se brenda ketyre kontureve ne nuk jemi brenda linjave komunikuese, komunikojme sa per komunikim duke selektuar permbajtjen, Nese ne nuk arrijme te kuptojme ne thelb konceptin “tolerance”, e ashtuquajtura liri fjale mbetet iluzion, e nese nuk zbatojme lirine e fjales, i japim fund edhe konceptit “kolektiv”. Nese ndergjegjia anon drejt unit, njeriu tashme e moderon veten me emerime duke e pozicionuar ate ne nje relacion sundimtari te pabese perkundrejt kolektivit, me nje mendesi e energji te pashtershme per tu integruar dhe vendosur rregulla imponuese dashakeqese, me ane te mekanizmave misterioze qe i krijon identitetin dhe autoritetin si nje pushtues i denje i nje periudhe historike te nje “turme” te pafuqishme per ti bere balle.

E megjithate, njeriu perpiqet sa here e me shume te jete nje mjeshter i komunikimit asimetrik, ndersa behet fjale per nje situate manipuluese, personalizimi eshte stadi me i ulet i linjave komunikative. Rezulton deficense qe te kerkohet gjithmone nje pergjigje e prere pa qene nevoja, sepse keta njerez ekzistojne per te mbajtur ura lidhese ndermjet njerezve, jo per ti dhene kuptim ne nivel konceptual aq te mirefillte sa kushton produkti i vlerave dhe jo i turrvrapit incident te deficenses qe rend per tu kompresuar!

Por une besoj se shoqeria qe shtegton drejt produktit pervers te qyteterimit, posedon vese negative qe infektojne kodin moral, nese individi i siguron e i mbron keto me dinjitet, personaliteti i tij do te jete i dobishem jo vetem per te, por per mbare shoqerine. Veteperfaqesimi dhe mbrojtja e identitetit te cdo shoqerie, largimi i konflikteve mes emancipimeve kerkon vetepergjegjsheri dhe vetedijesim individual, duke mos e brengosur qyteterimin me ide negative dhe jo tolerante, por duke ecur ne rryma te kultivuara mendjesh te ndritura per te qene sa me paqedashes me idealet tona, keshtu do te mund te armatosim shpresen e ndricojme rrugen drejt te ardhmes se afert...