Të mos habitemi nëse një ditë do të bëhemi shumicë në Maqedoni

Të mos habitemi nëse një ditë do të bëhemi shumicë në Maqedoni, por do të udhëhiqemi prej maqedonasve, udhëheqje kjo e shoqëruar me diskriminim të hapur. Nuk ju duket i ngjashëm ky paralajmërim me rastin e klasave në shkolla të mesme, të cilat janë të mbushura vetëm me nxënës shqiptarë, por të cilët detyrohen të mësojnë vetëm në gjuhën maqedonase, ani pse edhe Ministri i Arsimit thuhet dhe shkruhet se është shqiptar. Kështu ndodhë kur jeton me fantazinë se një ditë edhe Car Dushani do të zbulohet se paskësh qenë shqiptar dhe i tërë projekti vrasës “Shkupi 2014” sa ora do të bëhet i shqiptarëve dhe kështu të gjithë ata që e kishin kundërshtuar këtë projekt do të trajtësohen në tradhëtarë. Kjo mendësi nga dita në ditë po zbulohet, por nuk e di se sa po jemi të vetëdijshëm për këtë gjëmë?

Burimi: Iljasa Salihu