Vlera monetare me të cilën vlerësohet ky punim fitues është njëqind e tetëdhjetë mijë lekë. “Kjo logo është shenja e kurorëzimit të një viti aktivitetesh dhe do të shoqërojë publikimet për Jeronim De Radën, aktivitete të cilat kulmojnë në muajin nëntor, kur finalizohen aktivitetet kushtuar poetit arbëresh”, – është shprehur z. Artan Shabani, drejtor i GKA-së, njëkohësisht anëtar i jurisë. Konkursi për “Logon e 200-vjetorit të lindjes së poetit arbëresh, Jeronim De Rada” realizohet vetëm dy muaj përpara mbylljes së vitit 2014, të shpallur si “Viti De Rada”.
Home »
» Shpallet fituesi i logos së 200-vjetorit të lindjes së Jeronim De Radës





