Shoqërisë sonë i duhen shkrimtar që...

Shoqërisë sonë i duhen shkrimtar që nuk frikësohen t’i kritikojnë dukuritë e këqija në shoqëri. Shkrimtarit i duhen lexues që nuk përtojnë t’i lexojnë shkrimet e tij. Lexuesve i duhen mendime të qarta dhe goditëse, sepse ata nuk janë pronar të bankave ku depozitohet dhe huazohet kohë. Ata duan të lexojnë gjëra që mund të ndikojnë mirësisht në ndryshimin e rrjedhave në jetën e tyre. Këtë ecejake do ta lyente me vaj ulliri, një politikë e shëndoshë. Politika e shëndoshë mund të mbërrihet me njerëz të shëndoshë, të cilët kanë prirje për të bërë politikë. E gjithë ky përvijim do të bëhej i mundur nëse shkrimtarët nuk do të shkriheshin në pellgun e politikës, por të cilët i përgëzojnë ata në punë të mira dhe i kritikojnë miqësisht në punët e tyre armiqësore. Jemi një alfabet. Unë jam një shkronjë për sa i përket veprimtarisë sime, por edhe ti je një shkronjë tjetër, të cilët së bashku përbëjmë një fjalë prej së cilës krijojmë fjali, shkrim, libërth, libër, fjalor, atlas dhe enciklopedi, shenja këto të duhura përgjatë rrugës së jetës sonë.

Burimi: Iljasa Salihu

Related Posts: