Sado i dëshpëruar të jem këtë ditë, sepse festa e sotme nuk përkon me realitetin tonë

Sado i dëshpëruar të jem këtë ditë, sepse festa e sotme nuk përkon me realitetin tonë, kur dihet se kjo festë do të duhej të më gjente i lirë, me kryeministrin tim shqiptar, me gjuhën time zyrtare shqipe, me lirinë e përdorimit të flamurit tim kombëtar, mua që të gjithë këto më mungojnë, me zemër të thyer, por krenar, sepse kam arritur të paktën ta kuptoj realitetin dhe të guxoj ta shpreh atë, ia uroj festën e 28 nëntorit. Dhëntë Zoti që dita nesërme të jetë më e mirë se dita e sotme dhe dita e sotme të jetë më e bukur se dita e djeshme.

Burimi: Iljasa Salihu