Sa shumë njerëz i dëgjoj të ankohen për gjendjen e rëndë në Maqedoni, madje të tillë dëgjojmë që janë edhe pjesë përbërëse e pushtetit, gjë që të jep të kuptosh se jo të gjithë njerëzit që kanë pushtet janë njerëz të këqinj. Po të njëjtit hakërrues, ndonëse me pavetëdije shpejt e përgënjeshtrojnë vetveten. Përkrahin ata që nuk i përkrahën përgjatë qeverisjes së tyre. Po të njëjtit vajtues ngurrojnë t’i përkrahin nismat e reja politike, nisma këto që përbëhen prej njerëzve që Enverin dhe materializmin nuk e njohin për Zot, por Allahun, të cilët lëre se të gjithë nuk janë engjuj, por asnjëri nuk është engjull, sepse të gjithë janë njerëz që edhe mund të kishin gabuar e të gabojnë. Këta nuk janë njerëz të përkryer, por fuqishëm besoj se janë shumë më burra se këta që tashmë edhe konceptin e burrërisë deshën dhe duan ta bëjnë të huaj për shqiptarët.
Burimi: Iljasa Salihu





