Politikanët shqiptarë nuk i besojnë shëndetësisë së vendit. Ata shkojnë jashtë shtetit të tyre për t’u mjekuar. Për fat të keq, ata në vend se ta rregullojnë njëherë e mirë shëndetësinë e vendit, ata me lehtësi po marrin rrugë për në spitalet e shtrenjta evropiane. Vetëm nëse nuk arrijnë të mjekohen atje, kthehen në vendlindje për të vdekur si heronj, që populli të thotë se heroikisht vdiqën aty ku edhe lindën. Politikanët e sotëm, një duhet ta kuptojnë; populli më nuk po ha kashtë, që gjërat të mos i kuptojë!
Burimi: Iljasa Salihu





