Nuk është e ndershme për një politikan dhe shkrimtar siç është...

Nuk është e ndershme për një politikan dhe shkrimtar siç është Ben Blushi që të shkruajë në librin e tij “Hëna e Shqipërisë” se shoqëria shqiptare do të ngelte shumë mbrapa nëse feja islame jo vetëm si besim, por edhe sistem jete do të përqafohet prej shqiptarëve, duke mos sjellë asnjë argument të shëndoshë për këtë pohim, përpos një të sëmurë që jep shembull nga kisha në kohën e mesjetës, që aq shumë e kishte penguar shkencën dhe zhvillimin. Madje thotë se shkenca, njeriu dhe teknologjia filloi të ecë përpara vetëm pasi kishën dhe priftërinjtë i kishin murguan. Kjo është e vërtetë, por e thënë në vend dhe analogji të gabuar, sepse feja islame asnjëherë nuk ka pasur problem me përparimin dhe shkencëtarët, përkundrazi shkencëtarët më të shquar njëherësh ishin edhe teolog. Rreth kësaj problematike me të drejtë hoxha i ndjerë Jakup Hasipi kishte thënë se muslimanët filluan të futen në dekadencë vetëm pasi hoqën dorë prej fesë, kurse perëndimi filloi të përparojë materialisht (duke mbetur mbrapa moralisht) vetëm pasi hoqi dorë prej fesë së krishtere. Ajo që bie ndesh në pohimin e z. Blushit është fakti kur thotë se shqiptarët do të ngelin mbrapa, ku pas pak vetë e dëshmon se shqiptarët tashmë janë shumë mbrapa. Nëse ata janë mbrapa, atëherë si paska mundësi të thuhet se ata do të ngelin mbrapa? Më vjen keq që ende kemi intelektual të atillë që fenë islame mëtojnë ta kuptojnë përmes qëndrimeve të kishës në mesjetë dhe të atyre të ISIS-sit. Ky lloj i shkrimtarëve është sikurse spermatozoidi që asnjëherë nuk mbërrin te veza!

Burimi: Iljasa Salihu