Një intelektual i mirëfilltë do t’i përgëzonte prijësit politik në punë të mira dhe do t’i kritikonte ata për veprat e tyre të këqija. Natyrisht, nuk ka lider në botë që nuk i ka këto dy anë. Rrjedhimisht, më vjen keq për disa intelektual që mezi presin të gabojë diçka Edi Rama që pastaj ta kritikojnë ashpër dhe në anën tjetër kurrë nuk e përgëzojnë për ndonjë punë të mirë. Po ashtu më vjen keq edhe për ata që mezi presin ta veprojë ndonjë gjest të mirë Edi Rama që pastaj ta ngrisin në qiell me tufë lavdesh dhe në anën tjetër kurrë nuk e thanë asnjë kritikë për të bëmat e tij të këqija. Njëlloj më vjen keq edhe për ata që kështu veprojnë me Sali Berishën. Megjithëkëtë, unë kam të drejtë të vij në përfundim se ky apo ai përfundimisht është njeri i keq, edhe pse në peshoren e tij rëndon ndonjë vepër e mirë. Unë kam të drejtë të mendoj kështu, por mund të mos jetë vlerësimi im i saktë. Saktë gjykon vetëm Llogarimarrësi!
Burimi:Iljasa Salihu





