Në Maqedoni pakëz u rritën rrogat

Në Maqedoni pakëz u rritën rrogat, ndërsa shumë u rritën edhe çmimet e gjobave, kur dihet mirëfilli se do të mjaftonte çmimi i kaluar i gjobave nëse do të dënoheshin ata që e meritojnë dënimin. Nuk ka nevojë të rriten çmimet e produkteve me qëllim që pronarët e ndërmarrjeve tregtare dhe prodhuese të arkëtojnë sa më shumë mjete financiare. Do të mjaftonte të rritej mundësia e konsumatorëve për të blerë sa më shumë produkte. Edhe kështu pronarët do të pasuroheshin, duke i lënë njëkohësisht të kënaqur edhe blerësit. Kësodore, do të mjaftonte të respektohej ligji për gjoba dhe jo dimensioni fiskal të ngjeshet duke i mbytur ata që nuk kanë njeri të njohur në piramidën e pushtetit. Nga kjo mendësi e mbrapshtë fiskale dhe juridike, del se kishin pasur të drejtë francezët kur thoshin: “Ligjet i miratojnë dhe i shkelin të pasurit, ndërsa ndëshkohen vetëm të varfrit!

Burimi: Iljasa Salihu