Më lehtë se ne vështirë se dikush përçahet. Sakaq dhe sa keq, më vështirë se ne vështirë se dikush pajtohet. Madje edhe atëherë kur nuk pajtohemi, nuk e pranojmë një mospajtim zyrtar, por bëhemi se gjoja mes nesh asgjë nuk ekziston, kurse në të vërtetë ndasitë tona të panevojshme prekin edhe shtresat më të thella të tokës. Kësaj i thonë hipokrizi, ndërsa këtë gjëmë hipokritët nuk po e quajnë mëkat i madh, por aftësi. Përditë çuditë e popullit tim po ma vrasin vetë çudinë, gjë që nesër mund të mos habitem për asgjë. Vetëm atëherë, kjo mendësi do të jetë fundi i njeriut dhe pragu i robotizimit të tij. Ti mund të bëhesh edhe robot, por nesër do të përgjigjesh, shpërblehesh apo do të dënohesh vetëm si njeri!
Burimi:Iljasa Salihu





