Maqedonia priste se Greqia do të fundosej ekonomikisht, që pastaj kjo të mund t’i thoshte se emrin nuk do ta ndërrojë kurrë, sepse ai që një gjë të tillë me ngulm po e kërkon, së shpejti do të bëhet kufomë e shëmtuar. Fatkeqësisht për mendësinë e shtetit tonë, tani dëgjuam se Greqia i shpëtoi tronditjeve ekonomike dhe se pritet së shpejti të forcohet mirë dhe dendur. Maqedonia duke e pritur një gjë të tillë, harroi se vetë është duke shkuar drejt fundosjes. Në Maqedoni, anijën ekonomike e fundosën politikanët ekonomist, të cilët sot e kësaj nate po merren me histori. Kësaj pune kështu i thonë: “Pritë gomar se del bar. Bari u tha gomari ngordha tha”!
Burimi:Iljasa Salihu





