Lirimi i përkohshëm i kasap kriminelit, Sheshelit

Lirimi i përkohshëm i kasap kriminelit, Sheshelit, është vetëm një argument më shumë se në këtë botë nuk kemi drejtësi, por vetëm mëtim për drejtësi. Unë që jam besimtar e kam lehtë; fundja nëse i shpëton gjykimin në këtë botë, amshimit assesi nuk do t’i shpëtojë! Më dhimbsen ata që mendojnë se gjithçka do të fillojë dhe do të mbarojë në këtë botë; nuk do të mbetet asgjë për në atë botë. Në sajë të kësaj bindje të gabuar, kryekasapi i Ballkanit, Milloshoviçi dhe vagonët e tij, më së lehti paskan shpëtuar, ngaqë assesi nuk arritën të dënohen krahas llahtarisë që e kishin krijuar. Fëmija që u masakrua ende pa lindur mirë, do të kërkon llogari patjetër, meqë në këtë botë nuk e mbërriti një gjë të tillë. Ai nuk e pa vrasësin, as që e njohu, por një ditë patjetër se do të njihen dhe do të sqarohen gjer e gjatë mes veti, përndryshe çdo kuptim dhe logjikë për gjithçka duhet të rrënohet. Falë Zotit, që nuk përfundon asgjë me përfundimin e jetës sonë në këtë botë!



Burimi:Iljasa Salihu