Kishte ëndrra të bukura, por nuk kishte...

Kishte ëndrra të bukura, por nuk kishte vullnet të mjaftueshëm për ta braktisur shtratin e ngrohtë në këto ditë të ftohta. Mbase e dëshirojnë bashkimin kombëtar, por nuk ia ka ëndja ta braktisin vjedhjen përgjatë projekteve kombëtare, gjë që kjo i bie se nuk do të bashkohemi kurrë, aq më tepër kur shohim zgurdullueshëm përditë tufë masakrash në mëmëdheun tonë. Kësaj punë mund t’i themi edhe kështu: “më vrau shkau apo shqiptari, kjo nuk ka rëndësi gjithaq, porse fëmijët e mi do të ngelin pa baba, kjo peshon rëndë në peshoren e artarit besnik”!



Burimi:Iljasa Salihu