Deshëm apo nuk deshëm, historia jonë përmes personaliteteve tona, dëshmon se dukshëm është e lidhur me serbet. Ahmet Zogu u rikthye në Shqipëri me ndihmën e serbëve. Esat Pasha në një peridhë të caktuar kohore bashkëpunoi me serbet. Miladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha qenë dy figura kyçe që e ndihmuan Enver Hoxhën në themelimin e Partisë Komuniste. Llahtaria e Tivarit ishte njëra prej këtyre peshqesheve që Enverit atë kohë ia bën miqtë e tij serb. Sali Berisha në kohën kur bota i kishte vërë embargo Serbisë, ai e kishte furnizuar me gjëra që asaj i duheshin. Huligani Ivan Bogdanov pamë se me krenari e bartte një tatuazhë në krahun e tij të majtë me figurën e Skendërbeut. Edi Rama ia kishte dhënë çelësin në shenjë nderimi Goran Bregoviqit, njeriut që i kishte kënduar në mënyrën sipërore hegjemonisë serbe, mbase ishte edhe shok i ngushtë i Radovan Karagjiqit dhe i cili në vitin 2006 nuk guxonte të kthehej në Sarajevë që ishte vendlindja e tij.
Pastaj vetë vizita e Ramës në Beograd ishte edhe një sihariq përpara botës se Serbia ka filluar të përmirësohej dhe se me Serbinë duhet të lidhim ura bashkëpunimi, edhe pse ajo një gjë të tillë nuk e meriton, ngaqë nuk e njeh dhe as që dëshiron ta njeh fajësinë e saj kundrejtë Kosovës.
E pra të nderuar lexues, unë nuk jam historian, por këto janë fakte që mund të analizohen prej atij që të paktën di shkrim dhe lexim. Të tillë jemi. Unë nuk pendohem assesi që jam pjesë e këtij populli, por asnjëherë nuk fluturoj në prani të erës së rreme të llojit të nacionalizmit që elitat tona e kanë përqafuar, por vetëm përpiqem ta kuptoj faktin se kush ishim dhe pse kështu jemi siç jemi. Për ta parë me shumë ngjyra këtë panoramë, fillimisht duhet të zhvishemi prej gjitha ideologjive të shumta, ideologji këto që ditën t’i prodhojnë vetëm kokat e tiranëve.
Burimi:Iljasa Salihu