Fashitja e moralit, shkërmoqja e ndërgjegjes dhe humbja e dinjitetit

Fashitja e moralit, shkërmoqja e ndërgjegjes dhe humbja e dinjitetit, bëri që vrasësi të dënohet me një burgim qesharak shtëpiak dhe profesori, politikani dhe ish rektori të mos kërkojë prej studentes dituri, por shërbim përmes gjymtyrëve për ta kënaqur kështu një kafshë me pamje njeriu. Ashtu siç kam shkruar edhe më herët, shoqëria jonë po nuk ju krikthye vlerave morale, të kota do të jenë titujt, zhvillimi teknologjik, politikanët pedantë dhe gjithçka do të jetë e kotë. Fatkeqësisht, fashitjen e morali për ta hapur kështu derën e të këqijave, pa u skuqur fare e mundësuan këngëtaret tona, disa shkrimtarë tanë që e përurojnë degjenerimin përmes romaneve dhe disa profesorë që i kalojnë studentetet jo në sajë të asaj që kanë mësuar, por në sajë të bukurisë së tyre dhe gadishmërisë së ndonjërës për t’ia bërë ndonjë “të mirë” profesorit “pa grua” në shtëpi.



Burimi:Iljasa Salihu