Falë Zotit që dokrrat e pronarëve të prodhimtarisë së dokrrave po dalin në shesh nga dita në ditë. Njëri që zbuloi ujin e ngrohtë, duke thënë se Titoja kishte prejardhje shqiptare dhe tjetra që paraqitet prej kohësh raciste e hapur gjoja në emër të shqiptarisë, mitologjinë po na e paraqesin si shkencë dhe njëherësh si model jete. Ec e mos u shtri barkas së qeshuri! Sidomos, kur si model na paraqesin Zanat e Malit, ha, ha, ha! Tani i bie që të jetojmë nëpër male të zbuluara, lakuriq vetëm me një gjeth lajthie të varur në bel, sepse mbulimi na qenka arabizëm, ha, ha, ha! Paramendoni se në çfarë foshnjërie thërrasin disa “intelektualë” dhe politikanët tanë. Thonë që fjalën e Zotit ta shporrim për hir të mitologjisë shqiptare, Zanave të Malit, ha, ha, ha! Vërtetë, kujt i është dhënë udhëzimi i është dhënë një begati e madhe dhe vaj halli për ata që ende jetojnë me mitologjinë.
Burimi: Iljasa Salihu
Home »
Opinione
» Falë Zotit që dokrrat e pronarëve të prodhimtarisë së dokrrave po dalin në shesh nga dita në ditë.





