Akuzon UEFA-n dhe Platinin: Vajza shqiptare kërcënohet nga serbët


Ana  Xhelilaj është vajza që pak ditë më parë bëri bujë në rrjetet sociale dhe jo me bukurinë e saj që e karakterizon, por për patriotizmin dhe reagimin që ajo tregoj si çdo shqiptar e shqiptare tjetër.
Në gazeta të ndryshme online si dhe në disa web faqe shumë të shikuara nga publiku i gjërë ajo u komplimentua për mënyrën se si kjo e fundit kishte  komentuar në web faqen zyrtare të UEFA-s, duke akuzuar z.Platini për njëanshmëri qëndrimi si President i kësaj organizate.
Por më e bukura e gjithë kësaj gjëje është se përveçse vajzës Shqiptare iu hoq e drejta për hyrje në faqen zyrtare të UEFA-s duke e bërë unfriend, asaj i kanë ardhur disa mesazhe kërcënuese nga fan clube të ndryshme serbe të cilat Ana, i ka bërë publike në gazeten tonë.
Ne po i bëjmë publike, jo se Ana ndjehet e kërcënuar, por për të treguar urrejtjen pa fund që pala serbe ka jo vetëm në rang politik, etnik e fetar kundrejtë nesh, por për të thënë; që ata  e kanë me çdo njeri që e quan veten Shqiptar.

Komenti i plotë i bërë në faqen zyrtare të UEFA-s nga:   ANA XHELILAJ