Përpara se të lavdërohet dikush prej kolltukut të pushtetit se ata ishin që i zbuluan shqiptarët e Rekës së Epërme, duhet të turpërohen po të njëjtit njerëz për dëbimin e shqiptarëve prej trojeve të tyre dhe fashitjen e kulturës dhe historisë shqiptare përgjatë mbajtjes së pushtetit nga ana e tyre. Me qindëra shqiptarë ia mbathin prej vendlindjes si rrjedhojë e kushteve të rënda që i krijuan të pushtetshmit, ndërsa tani që zbuluan “ujin e ngrohtë” desh fluturuan, përkundër që edhe në këtë rast nuk janë të çiltër, ngaqë edhe ashtu vetë këta “shqiptarë” po e mohojnë kombësinë e tyre shqiptare. Sidoqoftë, shpresojmë t’i rikthehen natyrshmërisë së tyre!
Burimi: Iljasa Salihu





