Pensionistët udhëtojnë falas me autobusët e Trafikut Urban

Pensionistët udhëtojnë falas me autobusët e Trafikut Urban

Nga java e ardhshme, pensionistët do të mund të udhëtojnë pa para me autobusët e linjës 3 dhe 4 të Trafikut Urban. Ky ka qenë premtim i kryetarit Shpend Ahmeti, i cili do të nis së funksionuari nga muaji i ardhshëm.

Ky premtim është konfirmuar në emisionin 038 të KTV-së, nga vet kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.
Të moshuarit që udhëtojnë çdo mëngjes për në parkun e “Gërmisë” me linjën 4, kanë thënë se janë të lumtur që kryetari Ahmeti ka mbajtur premtimin dhe se do ishte mirë që rregulli në të ardhmen të vlejë edhe për linjat tjera.

E kjo mund të ndodh vetëm kur të bëhet riformatizimi i tërë Trafikut Urban, një prej premtimeve kryesore të kryetarit Ahmeti