Nga nje letër publike e familjes së Smajl Hajdarajt, deputet i vrarë i Kuvendit të Kosovës: "Gjatë luftës Smajl Hajdaraj ishte ballafaquar me një përvojë krejtësisht të pakëndshme, të cilën ai e përshkruante si kërcënim serioz. Sipas dëshmisë së tij, që e kishte bërë të ditur në rrethin familjar, në një takim me Adem Grabovcin, i cili në atë kohë paraqitej si i “dërguar special” i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ky i fundit (Grabovci) iu kishte drejtuar Smajl Hajdarajt me këto fjalë: “Smajl, a e njeh Xhavit Halitin?” Smajli kishte thënë se e njihte Xhavit Halitin. Pastaj Adem Grabovci i drejtohet Smajl Hajdarajt: “T’ka ba të fala (Xh. Haliti, v.j.) dhe ka thanë ose heq dorë vetë nga posti i komandantit ose të heq unë”. Ne i bëjmë apel Xhavit Halitit që para autoriteteve të drejtësisë dhe opinionit të sqarojë nëse vërtet ia ka thënë këto fjalë Adem Grabovcit apo ky ka vepruar me urdhra të tjetërkujt".
Burimi: Enver Robelli





