Nuk i mjaftoi një problem, janë mësuar me bollëk
Lexojmë se pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2010, Belgjika ka qenë pa qeveri përplot 535 ditë. Ky argument duket se po i sjell fllad politik shtetit pa pushtet të Kosovës, duke pohuar se nuk është tragjike të qenit pa qeveri, duke e marrë si shembull Belgjikën. Ndërsa qëllimisht harrohet fakti se Kosova në asnjë segment nuk mund të përputhet me Belgjikën. Le të bëhet njëherë Kosova si Belgjika, pastaj populli i saj le t’i shijojë edhe ditët e lumtura pa qeveri. Kosova më ngjanë me një familje të mbushur gjer në fyt me broxhe, kurse i zoti i shtëpisë duke mos qenë në gjendja ta durojë këtë kapërthim lebetitës, vendos të vetëvritet. Tanimë, edhe më tej problemet do të rriten. Borxhet sërish do të ngelin të pa kthyera dhe të kërkuara prej huadhënësve, si dhe dhimbja për të parin e shtëpisë do ta rëndojë edhe më tej çështjen në familje. Tani të merren me borxhet apo me dhimbjen për të parin e familjes?
Burimi: Iljasa Salihu