Në kohën e sotme, t’i thuash dikujt se thellësisht duhet të jemi të vëmendshëm

Në kohën e sotme, t’i thuash dikujt se thellësisht duhet të jemi të vëmendshëm që pasuria jonë duhet të jetë vetëm hallall, ndoshta do t’i duket si jo shkencore, sepse nëpër universitete kjo nuk theksohet dhe nuk mësohet. Atje hallalli dhe harami finaciare dhe ekonomik nuk mësohet, ngase kështu ligji laik ata i mësoi dhe pastaj disa profesorëve nuk iu bë vonë kur pranuan ryshfetë, drekë a ndonjë dhuratë tjetër prej studentëve të gjorë në shkëmbim të injorancës së tyre për një notë kaluese. Të mos harrojmë se koncepti i hallallit dhe i haramit e tejkalon kuptimin juridik shtetëror të të lejuarës dhe të ndaluarës.