Ndarja e Maqedonisë do të ishte e dhembshme

Ndarja e Maqedonisë do të ishte e dhembshme. Do të kishte pasoja të mëdha për disa vjet radhazi, por zhvillimi i luftës mes palës shqiptare dhe pushtetit të Maqedonisë ishte edhe me më shumë pasoja, paçka se arritëm t’i përshpejtojmë proceset tona, për të ngecur së fundmi në pezhishkën e Gruevskit. Në rregull do të ishte ruajtja e kufijve të Maqedonisë po të mos ishte bërë fare luftë. Franca dhe Gjermania zhvilluan luftë të përgjakshme mes tyre, por si dy shtete dhe sot secili është krenar me shtetin e tij, pavarësisht pasojave, madje edhe paqja në këtë rast lehtë arrihet. Pastaj këto dy shtete ndërtimin e paqes e filluan prej shteteve të tyre dhe jo brenda një shteti, pavarësisht pakicave të mbetura. Ata paqen dhe marrëdhëniet ndërshtetërore i ndërtuan dhe i rregulluan duke u marrë me ekonomi dhe jo vetëm me histori, ashtu siç bën shpura jonë udhëheqëse. Ndërsa të luftosh në të njëjtin vend dhe pastaj në të njëjtën shtëpi të bësh paqe me atë që deri dje u vratë dhe u pretë, është më tepër se e pakuptueshme, si dhe pasojat rrjedhëse po i shohim dhe përjetojmë çdo ditë.


 
Burimi: Iljasa Salihu