Mjaft më me gurrën e akuzave!

Mjaft më me gurrën e akuzave! Kemi pak nevojë për shpresë dhe dashamirësi edhe mes atyre që në disa pika nuk pajtohen

Mendu Thaçit shumë gjëra mund t’i falen, sepse vetë hyrja në politikë i ngjanë hyrjes në ahurin e lopëve, ku mund të kesh dobi të shumta prej asaj hyrjeje, por patjetër se do të aromatizohesh me erë lope. Ndërsa ajo që vështirë i falet, është fakti i futjes së fjalorit të mbushur përplot akuza, sharje, agresivitet, dyshim, njollosje e nënçmim të atij apo të atyre që nuk pajtohen me z. Thaçin. Kjo ka qenë karakteristikë e pandryshueshme e tij. Për më tepër, ka arritur t’i indoktrinojë shumë përkrahës të tij me këtë fjalor dhe me këto sjelljeje.
Spiun ai, ky dhe ata. Shërbëtor ky, ai dhe gjitha ata që kundërshtonin atë. Njeriu më i mirë i partisë së tij, qysh në çasin e braktisjes së partisë së tij, është trajtësuar në spiun, pleh dhe në bashkëpunëtor i sllavëve. Për më keq, kjo sindromë shpejt i ka kapluar shtrëngueshëm gjithë ata që mbi të gjitha e kanë dashur Mendu Thaçin, edhe pse vetë z. Thaçit nuk i është bërë fare vonë kur është takuar me kreun e shërbimeve sekrete të Maqedonisë. Ndërsa shumë pak në këtë segment e kanë ndjekur Arbën Xhaferin, fjalë këto që nuk janë dukur asnjëherë në fjalorin e tij.

Burimi: Iljasa Salihu