Malala nga Pakistani me një shami në kokë

Malala nga Pakistani me një shami në kokë, pavarësisht çmimit të dhimbshëm para se ta merrte çmimin e ëmbël Nobel, hapur dhe guximshëm i shpalli luftë injorancës, dhunës dhe injorantëve. Ndërsa në Kosovë, vajzat me shami në kokë, dëbohen prej shkollave vetëm për arsye të shamisë. Për njërën pak rëndësi kishte shamia, për atë që sot bota po flet në mënyrën sipërore, madje ajo as nuk u dënua dhe as nuk u shpërblye për mbajtjen e shamisë, por për veprimtarinë e saj, kurse në Kosovën e përsheshtë, vajzat me shami dëbohen vetëm për shkak të mbajtjes së shamisë. Unë nuk them që të shpërblehen vajzat vetëm pse e mbajnë shaminë, ashtu sikurse nuk pajtohem që vajzat vetëm për shkak të shamisë të dëbohen prej arsimimit. Secila le të shpërblehet në sajë të punës që bën, sepse për mbajtjen dhe mos mbajtjen e shamisë, patjetër se një ditë do të shpërblehen apo të dënohen prej Atij që urdhëroi një gjë të tillë!

Burimi: Iljasa Salihu