Macja një pjatë qumësht ia kishte pirë

Macja një pjatë qumësht ia kishte pirë, mallkimet nga më të ndryshmet i ishin drejtuar asaj maceje të gjorë, të shoqëruara me ca shqelma të pakontrolluara prej atij që drejtësi kërkonte vetëm prej kafshëve. Pushtetari së fundmi ia kishte vjedhur një fabrikë të qumështit dhe askush nuk kishte bërë zë, aq më pak të guxojë të ankohet dikush për asgjësimin e asaj fabrike. Sa të padrejtë që jemi!

Burimi: Iljasa Salihu