Japonia kishte investuar në një shkollë ku mësojnë nxënësit shqiptarë. Duket se ata e kishin kuptuar se Sllupçani legjendar meriton një shkollë tej mesjetare. Ata kishin investuar, ndërsa nuk u panë të duken gjithaq me rastin e përurimit të atij investimi modest për ata dhe tejet domethënës për nxënësit tanë. Vepruan si të ishin musliman përmbajtësor! Ndërsa nuk arrita ta kuptoj tërë atë turr dhe vrap prej udhëheqësve tanë për t’u dukur dhe për të mbajtur fjalime me rastin e përurimit të këtij investimi, të cilët lëre që nuk arritën asnjëherë ta ndihmojnë Japoninë, por punën e sollën gjer atje sa Japonia e largët të vjen aty ku u vendos ndryshimi i kushtetutës së RM-së për t’i gëzuar fëmijët tanë me një investim që duhej të bëhej prej vetë shtetit tonë. Më vjen keq që këtë tufë paradoksesh, shumë pak po e shohin, ose ndoshta po e shohin, por nuk e di se përse nuk po e shprehin haptas, duke pasur për qëllim përmirësimin e gjendjes sonë tejet të rënduar. Për mua gjesti i udhëheqësve tanë as humor nuk ishte. Tani edhe japonezët do të njoftohen më për së afërmi me hallin dhe botëkuptimin tonë.
Burimi: Iljasa Salihu





