Dy zgjidhje natyrale kundër rënies së flokëve







Dy zgjidhje natyrale kundër rënies së flokëve

Stina e vjeshtës është ndër më problematiket për shkak të rënies së flokëve. Për parandalimin e një problematike të tillë vjen në ndihmë rozmarina e cila frenon dhe ngadalëson rënien e flokëve.

 Në një enë me ujë të ngrohtë lini për një orë disa gjethe rozmarinë, deri sa të lëshojnë lëng. Pasi të keni larë flokët me shampo, në fund shpëlajini flokët me lëngun e rozmarinës.

Një tjetër zgjidhje është përmes hithrës, e cila i forcon flokët dhe parandalon rënien e tyre. Disa gjethe hithrash vendosen në një enë prej afro dy litrash ujë të valuar, për rreth 20 minuta. Më tej kullojeni lëngun dhe lëreni të ftohet. Pasi ti keni larë flokët me shampo dhe balsam, shpëlarjen e fundit bëjeni me lëngun e hithrës. Një veprim të tillë përsëriteni një herë në javë.

Related Posts: